Agjencia Zhurnal.mk
Shqipëri

Udhëtoi nga Aeroporti i Rinasit, 22-vjeçarja shqiptare konfirmohet me variantin britanik të Coronavirusit

Një vajzë që ka udhëtuar nga Aeroporti i Rinasit në drejtim të Gjermanisë është konstatuar mbartëse e mutacionit britanik të Coronavirusit.

Mediet gjermane raportojnë për shfaqjen për herë të parë të mutacionit në rajonin e Hochtaunus.

Siç raporton Frankfurter Allgemeine Zeitung, mutacioni B117 u konstatua tek një vajzë 22-vjeçare, e cila ishte kthyer nga Shqipëria.

Zbulimi u bë pas analizave në një laborator më të specializuar u konstatua se në fakt bëhej fjalë për mutacionin britanik.

Vajza është në gjendje të stabilizuar shëndetësore dhe po mbahet në karantinë. Ndërkohë në Shqipëri nuk është raportuar ende që të ketë të infektuar me Coronavirusin e ri të mutacionit britanik.

Megjithatë zbulimi i B117 tek vajza e kthyer nga Shqipëria është një tregues i rëndësishëm për të kuptuar se Shqipëria po përballët aktualisht edhe me këtë mutacion të ri pavarësisht se laboratorët e ISHP-së nuk e konstatojnë dot. /TCH/

Postime të ngjashme

Përhapja e zjarreve/ Rama nxjerr videon: Zmbrapset furia e flakëve drejt Llogarasë

D V

Shqipëria kërkoi ndihmë, Holanda dërgon dy helikopterë dhe 47 ushtarë

D V

Kryebashkiaku i Gjirokastrës: Nëse është e nevojshme do të përdorim forcën për evakuimin e banorëve

D V

Shqipëri, ​99 raste të reja me COVID-19

D V

Vlorë, banesa përfshihet nga flakët

D V

Zjarret, BE dërgon 2 helikopterë drejt Shqipërisë

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...