Agjencia Zhurnal.mk
Shqipëri

“Udhëton me helikopter për fushatë”, PD nxjerr videon e Xhaçkës

Partia Demokratike ka dalë me një tjetër deklaratë, ku akuzon ministren e Mbrojtjes, Olta Xhaçka se përdor helikopterin e Ministrisë për fushatë elektorale. Në një dalje për mediat nga selia blu, ish-deputetja Albana Vokshi thotë se mashtroi duke thënë se nuk e kishte përdorur helikopterin.

Vokshi ka dhënë detaje, duke thënë se ministrja ka udhëtuar me helikopter për në Dibër ditën e premte, pasi ka bërë një takim me strukturat e PS.

Deklarata e plotë e Albana Vokshit

48 orët e fundit qytetarët kanë ndjekur propagandën e shfrenuar të kryeministrit, i cili ka folur për gjithçka, por jo për shkeljen e rëndë të ligjit nga Ministrja e tij e Mbrojtjes.

Partia Demokratike publikoi pak ditë me parë pamje të mbërritjes së Olta Xhaçkës në Dibër me helikopterin ushtarak për një takim të Partisë Socialiste atje, ku është e deleguar.

Si reagoi Ministrja e Mbrojtjes? Fillimisht heshti, por kur presioni ynë dhe i publikut u rrit, ajo doli dhe mashtroi duke thënë se nuk e kishte përdorur helikopterin.

E vërteta është se Olta Xhaçka ka udhëtuar me helikopterin e Ministrisë së Mbrojtjes ditën e premte. Helikopteri e ka çuar në Dibër, më pas është kthyer në Tiranë. Brenda të njëjtës ditë, ka shkuar ta marrë sërish drejtuesen politike të qarkut të Dibrës për Partinë Socialiste, pasi ka bërë takime me strukturat e partisë, për qëllimi politike, elektorale, takime që nuk përputhen me përmbushjen e detyrave funksionale të saj.

Pas pak do të ndiqni një video, që publikohet sot për herë të parë. Është vetëm një nga provat që PD disponon dhe që fakton se Olta Xhaçka gënjeu shqiptarët. Ajo ka udhëtuar me helikopter brenda ditës për takime partie, duke harxhuar të paktën 10 mijë euro, ndërkohë që ambulancat para infektivit ndizen me të shtyra.

Të ndjekim videon!

(Ditën e premte, helikopteri ka ardhur për herë të dytë në Dibër, pasi Olta Xhaçka ka mbaruar takimet e partisë. Ndihmësja e saj e kabinetit shfaqet pranë helikopterit. Makina e zezë është e Ministres së Mbrojtjes. Ja ku është Olta Xhaçka që zbret nga makina, për t’u futur më helikopter)

Gjithçka është e qartë si drita e diellit. Ministrja Xhaçka ka gënjyer shqiptarët për të mbuluar shpërdorimin flagrant të detyrës prej saj, duke përdorur helikopterin e Ministrisë së Mbrojtjes për punët e Partisë Socialiste.

Edi Rama nuk reagon për këtë akt flagrant, sepse vetë ndan të njëjtin moral. Në 1 vjetorin e tërmetit, fluturon me avion charter drejt Abu Dhabit, ndërkohë që mbi 11 mijë familjet e dëmtuara nga tërmeti vuajnë pasojat e papërgjegjshmërisë së tij.

Pamjet në video, kur një ministër përdor helikopterin e shtetit si taksi private, duhen fiksuar mirë nga çdo shqiptar që sot nuk ka bukë për fëmijët, që sot është në çadra, me qira apo në shtëpi të dëmtuara nga tërmeti.

Këto pamje, duhen kujtuar nga çdo shqiptar që merr lekë borxh për të blerë ilaçet anticovid apo një bombol oksigjeni me çmime stratosferike. që pret me orë të tëra në ambulancë në të ftohtë, ndërkohë që kryeministri, në vend të ishte në punë, rri gjithë kohës në facebook.

Herët a vonë Olta Xhaçka do të japë llogari. Bën mirë që gënjeshtrën e parë të mos e pasojë me një gënjeshtër edhe më të madhe!

Postime të ngjashme

Vetoja bullgare/ Ja kur i vjen sërish mundësia Shqipërisë për hapjen e negociatave me BE-në!

Dafina Vidishiqi

900 mijë vaksinime antiCOVID në Shqipëri

Dafina Vidishiqi

Ikën nga hoteli të pakënaqur nga kushtet, pronarja i zë rrugën çiftit me fëmijë të vogël

Dafina Vidishiqi

Mes bukurive magjepsëse të maleve të Leskovikut, kyeministri Rama publikon pamje nga agroturizmi i shumëkërkuar

Bekim Laçi

Këshilli Europian, sot fati i Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut

Bekim Laçi

Energjia eolike, “Washington Post”: Shqipëria diversifikon prodhimin e energjisë elektrike me bazë ujin

Bekim Laçi

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...