Agjencia Zhurnal.mk

Ueb faqja e Institutit për Studime të Komunikimit vetëm në gjuhën maqedonase, nuk ka vend për gjuhën shqipe!

Shkup, 27 qershor, zhurnal.mk Instituti për studime të komunikimit nuk e sheh të arsyeshme që ueb faqen e tyre ta kenë edhe në gjuhën shqipe, shkruan Zhurnal.

Në ueb faqen e këtij instituti figurojnë vetëm dy gjuhë, maqedonase dhe ajo angleze, por jo edhe gjuha shqipe.

Ende mbetet e pakuptimt kjo neglizhencë nga ky institut duke pasur parasysh se projektet të cilat i promovon, janë si për shoqërinë e etnisë maqedonase poashtu edhe për atë shqiptare.

Në një fushatë të tyre të fundit (http://www.reagiraj.mk/) nuk ka asnjë shkrojnë në gjuhën shqipe, edhe pse ky projekt promovohet edhe nga mediumet në gjuhën shqipe.

Me ligjin e ri të përdorimit të gjuhëve, çdo institucion e ka për obligim të respekton gjuhën shqipe, gjegjësisht ta aplikon njejtë si gjuhën maqedonase, por ky institut ende nuk e ka pa të rrugës që në ueb faqen e tyre ta aplikon edhe gjuhën shqipe.

Kjo vlenë për të gjitha institucionet, se pas hyrjes në fuqi të ligjit, të gjitha duhet të zbatojnë përdorimin e gjuhës shqipe.

Marketing 2/1

Marketing 2/2

Marketing 2/1

Marketing 2/2

XH.I

Lajmet e fundit

Loading...