Agjencia Zhurnal.mk
Maqedoni

Ueb-faqja “Vaksinacija.mk” edhe në gjuhën shqipe

Shkup, 15 shkurt – Ueb-faqja “Vaksinacija.mk” në të cilën qytetarët mund të shprehin interesim për vaksinim kundër Kovid-19 është e kapshme edhe në gjuhën shqipe në linkun në vijim: https://vakcinacija.mk/alb/, informoi Ministria e Shëndetësisë.

Në këtë ueb-faqe deri më tani 46.023 persona e plotësuan formën për aplikim. Në këtë mënyrë ata janë regjistruar në sistemin elektronik “Temrini im”, ndërsa mjeku amë mund ta shohë informatën për secilin pacient.

“Përmes këtij aplikacioni, qytetarët shfaqin vetëm interesim, por jo edhe caktim për terminin për vaksinim. “Termini im” e përcakton datën dhe orën për vaksinim në pajtim me fazat të cilat përmbahen në Planin nacional për imunizim të popullatës në vend”, thuhet në kumtesën e Ministrisë së Shëndetësisë.

Dje, në vend arriti dërgesa e parë prej 4680 nga gjithsej 8000 vaksina të kompanisë Fajzer kundër Kovid-19 nga Republika e Serbisë. Gjatë ditës së sotme do të bëhet edhe procedura e rregullt në MALMED, ndërsa nga e mërkura vaksinimi fillon me punonjësit shëndetësorë në klinikën modulare në Qendrën e klinikave në Shkup.

Vaksinimi do të zhvillohet në pesë pozita vaskinuese, ndërsa në ekipet për imunizim ka infermiere dhe mjekë. Spitali modular do të punojë në dy ndërrime prej orës 8:00 deri në orën 20:00. (Zhurnal.mk)

Postime të ngjashme

Republika Çeke do të dhurojë vaksina për Maqedoninë e Veriut

Z H

Qeveria do të mbajë mbledhjen e rregullt të 92-të dhe tre mbledhje tematike

Z H

Vazhdon debati i përgjithshëm për ribalancin e plotësuar të Buxhetit

Z H

Moti sot në RMV

Z H

Seanca të tre komisioneve kuvendore

Z H

Ali Ahmeti: Mbretëreshat e xhudos do mbeten inspirim dhe simbol për brezat e ardhshëm

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...