Agjencia Zhurnal.mk

Uebfaqet, “siofa.gov.mk” dhe “mpsoz.gov.mk” në rrezik !

Shkup, 19 nëntor, Zhurnal.mk – Në Maqedoninë e Veriut institucionet nuk i kanë parasysh se ku janë duke hedhur ueb faqet shumë të rëndësishme institucionale që kanë edhe dokumente të rëndësisë së madhe dhe me kuadër të dobët në çështjen e sektorit të IT-së duke mos raportuar edhe ministrat se çfarë janë duke bërë vetëm e vetëm të mbulojnë interesat e tyre personale duke u marrë me kalkulime për përfitime personale. Rast konkret kemi në Ministrinë për Sistem Politik dhe Marrëdhënie mes Bashkësive.

Sipas një hulumtimi të kompanisë “Anet Network Solution”, kjo Ministri ka hedhur projektet e ueb faqes së këtij institucioni në Bullgari, së pari vërehet se ai server në Bullgari nuk ka fare siguri të plotë për ti deponuar ueb faqet e një institucioni të rëndësishëm.

Sipas kompanisë “Anet Network Solution” për Zhurnal rrëfejnë se në një zbërthim të tyre kanë vërejte se në atë kompani që janë deponuar ueb faqja “siofa.gov.mk” dhe “mpsoz.gov.mk” vërehet se duhet t’i kalojmë 3/4 kanale për të ardhur deri tek ofruesi i hosting shërbimeve që në fakt konstatohet se ueb faqet janë rrezik edhe atë: Duke dhënë hapsirë për tu hakuar sepse ky kanal e lejon një tunel të hapur dhe shumë gjëra tjera të pasigurta në të cilën Anet Network Solution alarmon këtë institucion që të ndërmerr masa sa më parë dhe të mos lejojë që ueb faqja e tyre të jetë në rrezik.

Nga ana e Ministrisë së Informatikës, gjegjësisht para dy muajve në një pres konferencë të Ministrit Mançevski bashkë me drejtorin i Zyrës për Teknologji Informatike dhe Administratë Elektronike në Qeverinë e Serbisë, Mihaillo Jovanoviç nënshkruan memorandum për bashkëpunim.

Mançevski tha se faqet aktuale të internetit janë të vjetra, nuk ofrojnë shërbime të mjaftueshme për qytetarët, si dhe kanë mangësi në sferën e sigurisë. Ai theksoi se parashihet unifikimi i faqeve të internetit të të gjitha institucioneve të ekzekutivit, duke shtuar se bëhet fjalë për ndryshim të konceptit se si institucionet komunikojnë me qytetarët.

“Koncepti ‘zgjidhje e vetme për të gjitha ministritë dhe institucionet’ do të mundësojë në të ardhmen më lehtë të gjendemi në faqet e internetit e Qeverisë dhe ministrive dhe në mënyrë shumë më të thjeshtë të vijmë deri tek informatat e duhura”, tha Mançevski.

Ndërsa Ministria e Sistemit politik gjegjësisht sektori i IT-së, nuk i ka marrë në konsideratë as sugjerimet e Ministrit Mançevski dhe me vetëdije apo pa vetëdije të Ministrit Sadulla Duraku, sektori në fjalë që në fillim e hedhë ueb faqen në rrezik.

Nga ana tjetër Anet Network Solution gjithashtu jep vërejtje se institucioni në fjalë, gjegjësisht Ministria për Sitem Politik duhet ta ketë parasysh edhe komunikimin e postës elektronike (email), që mundet të keqpërdoret dhe manipulohet.

Kompania “Anet Network Solution” sugjeron që institucioni të ketë parasysh vërejtjet dhe të thërret ekspert të fushës për ta parandaluar çdo dëmë që mund ti bëhet këtij institucioni, shkruan Zhurnal.mk

Marketing 2/1

Marketing 2/2

Marketing 2/1

Marketing 2/2

R ZH

Lajmet e fundit

Loading...