Agjencia Zhurnal.mk

Uebinar nga ITSHKSH dhe Jad Vashem – Institucinalizimi i edukimit mbi Holokaustin në arsimin formal

Shkup, 22 maj – Zhurnal.mk – Departamenti për edukimin dhe hulumtimin e Holokaustit pranë Institutit të Trashëgimisë Shpirtërore e Kulturore në Shkup, prej sot e ka filluar zyrtarisht vebinarin mbi edukimin për holokaustin në bashkëpunim me Jad Vashem, qendra më e madhe botërore e hulumtimit dhe edukimit nga Jerusalemi, i cili do ta zgjasë nga 22 deri më 25 qershor të këtij viti.

Nën kujdesin e ministrit të Arsimit dhe Shkencës dhe përfaqësuesit të posaçëm për edukimin e Holokaustit, Igor Jurukov, në këtë seminar po marrin pjesë 45 profesorë dhe arsimtarë nga mbarë vendi, kurse në mbështetje të seminarit me fjalë të shkurtra u paraqitën edhe ambasadori Izraelit, Dan Orijan dhe u.d ambasadori i Maqedonisë së Veriut në Tel Aviv, Aleksandar Avramovski.

Me fjalë mbështetëse mbi inkurajimin e të studiuarit të Holokaustit, u paraqit edhe drejtoresha për bashkëpunim ndërkombëtar e Jad Vashemit, Rahel Bad Kaplan, e cila vuri në dukje posaçërisht partneritetin tonë si mjaft të rëndësishëm në promovimin e kësaj teme në Ballkan.

Departamenti për edukimin dhe studimin e Holokaustit në kuadër të ITSHKSH, zyrtarisht ka filluar me punë vitin e kaluar, dhe menjëherë pastaj ministri Ademi, e nënshkroi Deklaratën e përbashkët me Jad Vashemin, për bashkëpunim të dyanshëm dhe edukimin e profesorëve nga Maqedonia në Jerusalem.

Nga Departamenti për edukimin dhe studimin e Holokaustit mori pjesë zonj. Maja Susha, e cila tha se kjo paraqet një pjesë të strategjisë e cila filloi përfundimisht të zbatohet drejtpërdrejt në kuadër të sistemit shtetëror arsimor dhe arsimin formal, me çka pjesa më e madhe e pjesëmarrëseve do të kenë mundësinë të marrin drejtime dhe arsimim të cilësisë së lartë, por dhe materiale dhe vegla që do të shfrytëzohen gjatë arsimimit mbi Holokaustin, drejtpërdrejt nga Departamenti për edukimin dhe hulumtimin e Holokaustit pranë Institutit të Trashëgimisë Shpirtërore dhe Kulturore.

Drejtori i ITSHKSH-së, Skender Asani, në hapje të vebinarit theksoi se të gjitha angazhimet filluan me inicimin dhe mbështetjen e sektorit joqeveritar, posaçërisht të Organizatës joqeveritare “AKTA NON VERBA”, e cila punoi me përkushtim në promovimin e edukimin e Holokaustit në kuadër të institucioneve shtetërore në mbarë Ballkanin dhe me qëllim të institucionalizimit të edukimit mbi Holokaustin në arsimin formal.

Marketing 2/1

Marketing 2/2

Marketing 2/1

Marketing 2/2

Z H

Lajmet e fundit

Loading...