UEFA e nderon Canën, ish-kapiteni i Shqipërisë do të tërheq shortin për fazën e grupeve në Ligën e Konferencës

Shtëpia më e madhe e futbollit evropian, UEFA e ka nderuar legjendën shqiptare, Lorik Cana.

 

Ish-kapiteni i Kombëtares së Shqipërisë do të asistojë në shortin e fazës së grupeve në garën e tretë më të madhe evropiane për klube, Ligën e Konferencës.

Sot me fillim nga ora 13:30 do të hidhet shorti për fazën e grupeve në Ligën e Konferencës në Stamboll, ku përveç Canës do të jetë edhe legjenda turke Nihat Kahveci.

Ish-mbrojtësi gjakovar i Kombëtares, Cana është edhe ambasador i finales së madhe të kësaj gare.

Në këtë garë që këtë vit luan edicionin e parë në fazën e grupeve janë skuadra të mëdha si Roma, Tottenham Hotspur, Basel apo Union Berlin.

Finalja e madhe e kësaj gare do të luhet më 25 maj të vitit të ardhshëm në stadiumin Arena Kombëtare në Tiranë. 

Related posts

Kessie refuzon një ofertë të majme nga Milani për vazhdimin e kontratës

D V

Mësohen ngjyrat e fanellave me të cilat do të luajnë Anglia dhe Italia në finalen e Euro 2020

D V

Baresi për grupin e vështirë të Milanit: Lojtarët nuk duhet ta harrojnë historinë – grup i vështirë, por ta shijojnë futbollin

Redaksia

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com