Sport

UEFA lejon kthimin e tifozëve në 30% të kapacitetit të stadiumeve në turnetë europiane

Zhurnal Ads

Vendimin e UEFA-s për të lejuar praninë e tifozëve në stadiume me 30% të kapacitetit, e konfirmoi edhe FSHF.

Qeveria e futbollit shqiptar, duke iu referuar vendimeve të mbledhjes së fundit të Komitetit Ekzekutiv të UEFA-s, anëtar i të cilit është presidenti Armand Duka, konfirmoi se:

“Komiteti Ekzekutiv i UEFA vendosi sot të lejojë kthimin e pjesshëm të spektatorëve për ndeshjet e kompeticioneve të UEFA-s, aty ku lejohet nga autoritetet lokale, duke filluar nga ndeshjet e ekipeve kombëtare javën e ardhshme. Vendimi erdhi pas provës së suksesshme që u realizua në Superkupën e Europës në Budapest më 24 shtator.

Maksimumi i spektatorëve të lejuar do të jetë 30 % i kapacitetit të stadiumit përkatës, ndërkohë që tifozët miq nuk do të lejohen në transfertë deri në një njoftim tjetër. Gjithsesi, UEFA bën me dije se lejimi i tifozëve në stadium dhe kufiri i kapacitetit të përcaktuar do të varen nga rregullat e autoriteteve lokale të çdo vendi të imponuar nga pandemia COVID. Ndeshjet e UEFA-s nuk mund të luhen me spektatorë në vendet ku autoritetet lokale e kanë të ndaluar dhe kufiri prej 30% mund të aplikohet vetëm kur limiti i vendosur nga autoritetet lokale nuk është më i ulët.

Distancimi social do të jetë i detyrueshëm për spektatorët dhe masat shtesë paraprake, të tilla si mbajtja e maskave, duhet të zbatohen në përputhje me rregulloret lokale. Këto masa janë pjesë e protokollit të “Kërkesave minimale të shëndetit dhe higjienës së UEFA-s për kthimin e spektatorëve”, të cilat janë aprovuar nga Komiteti Ekzekutiv i UEFA-s dhe që organizatorët e ndeshjeve do të duhet t’i respektojnë. Sidoqoftë, masat e sakta të shëndetit dhe sigurisë, që duhet të miratohen, duhet të bazohen në situatën lokale dhe në ligjet apo rregulloret specifike të vendosura nga autoritetet lokale kompetente.

Superkupa e UEFA-s dëshmoi se është e mundur që tifozët të marrin pjesë në ndeshjet e futbollit në rrethanat e duhura, duke vendosur shëndetin dhe sigurinë e tyre të parat me masat lehtësuese. Ndeshja gjithashtu tregoi se tifozët i pranuan masat higjienike paraprake dhe ishin të gatshëm për t’i zbatuar rregullat e për t’u sjellë në përputhje me to.
Duke komentuar vendimin, Presidenti i UEFA-s, Aleksander Čeferin, tha: “Vendimi i sotëm është një hap i parë i rëndësishëm, që vë shëndetin e tifozëve në radhë të parë dhe respekton ligjet në secilin vend. Ndërsa të gjithë përballemi me një armik të përbashkët si COVID, vende të ndryshme kanë qasje të ndryshme dhe sfida të ndryshme në çdo moment të caktuar. Ky vendim lejon shumë më shumë fleksibilitet lokal për lejimin e tifozëve sesa më parë, gjithmonë duke respektuar vlerësimin e autoriteteve lokale. 27 vende në kontinent tashmë lejojnë tifozët në stadium deri në një farë mase. Në këto kohë të vështira, është e rëndësishme të sjellim më shumë shpresë dhe pasion në jetën e tifozëve të futbollit dhe ne i nxisim ata të sillen në mënyrën e duhur dhe të respektojnë masat higjienike në vend për të mirën e shëndetit të tyre, për shëndetin e tifozëve të klubit ose ekipit kombëtar kundërshtar.”

Postime të ngjashme

SPAL-i njofton katër raste me COVID-19 në skuadër, thuhet se edhe Etrit Berisha ka rezultuar pozitiv

admin

Juventus mendon për transferimin e Diego Carlos

XH,I

Liverpooli ia rrëmben Bayernit edhe një superyll tjetër

admin
duke ngarkuar....

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read more...