UEFA me dorë të hekurt ndaj Hungarisë për shkak të sjelljeve të tifozëve

Shtëpia më e madhe e futbollit evropian, UEFA ka treguar dorën e hekurt të tyre ndaj Kombëtares së Hungarisë.

 

UEFA ka përfunduar hetimet për akuzat për diskriminim ndaj Hungarisë, në tre ndeshjet e saj në Euro 2020, konkretisht përballë Portugalisë, Francës dhe Gjermanisë, teksa në fund ka reaguar me dorë të ashpër ndaj njërit prej vendeve pritëse të Evropianit.

Kështu Federata Hungareze e Futbollit është dënuar me zhvillimin e tre ndeshjeve zyrtare të UEFA-s, pa praninë e tifozëve, nga të cilat dy do të shlyhen menjëherë në ndeshjet e radhës eliminatore dhe e treta do të lihet pezull për një afat dy vjeçar.

Gjithashtu Federata Hungareze është dënuar edhe me një gjobë prej 100 mijë eurosh, si dhe detyrimin për të shfaqur në dy ndeshjet pa tifozë, një banderolë ku të shkruhet “Equal Game”, bashkë me logon e UEFA-s.

Sipas kalendarit, Hungaria do të duhet të presë me stadiumin e boshatisur Anglinë mbrëmjen e 2 shtatorit në “Puskas Arena” dhe Andorrën më 8 shtator, të dyja këto ndeshje të vlefshme për eliminatoret e Kupës së Botës Katar 2022.

Ndeshja e tretë është pikërisht ajo me Shqipërinë më 9 tetor, por në këtë takim tifozët hungarezë do të kenë mundësi të rikthehen në shkallët e stadiumit, pasi dënimi do të pezullohet me kusht për dy vite. 

Related posts

Kupa e Botës të zhvillohet çdo dy vite, UEFA e shqetësuar dhe kundër me planit të FIFA-s

D V

James Rodriguez shumë afër kalimit në Milan për vetëm 10milion

Z H

Moment i rrallë në futboll: Gjyqtari danez bie në gjunjë dhe kërkon falje për gabimin trashanik që kishte bërë

Redaksia

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com