UEJL do të mundësojë vaksinimin e stafit dhe studentëve në objektin e tij

Tetovë, 19 shtator – Universiteti i Evropës Juglindore do të mundësojë dy ditë të kësaj jave vaksinimin e studentëve dhe stafit të tij në hapësirat e universitetit.

“Në datat 21-22 shtator 2021, në Universitetin e Evropës Juglindore, do të hapet pikë vaksinimi kundër Covid 19.

Pika e vaksinimit, do të jetë e vendosur në klasën 101, Fakulteti i Biznesit dhe Ekonomisë dhe do të jetë e hapur nga ora 9:00 – 16:00”, njoftojnë nga universiteti.

Në njoftim sqarohet që pika e vaksinimit, do të jetë në shërbim vetëm për studentët dhe stafin e UEJL-së.

Related posts

Sot 26 viktima dhe 906 raste të reja me COVID-19 në Maqedoni

D V

Borel: Kandidatet për anëtarësim në BE të punojnë në reforma në sferat kyçe

D V

Aksident i rëndë në Haraçinë, humb jetën një person

Redaksia

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More