Agjencia Zhurnal.mk
Arsimi dhe Shkenca Maqedoni

UEJL i dyti në Maqedoninë e Veriut dhe i pari në trojet shqiptare sipas QS World University Rankings

Tetovë, 16 qershor – Baza më e madhe në botë për rangimin e universiteteve, QS World University Rankings, e ka renditur Universitetin e Evropës Juglindore (UEJL), të dytin në Maqedoninë e Veriut dhe të parin nga universitetet shqiptare në regjion.

Gjatë rangimit të universiteteve janë marrë për bazë nëntë kritere, edhe atë: reputacioni akademik, reputacioni nga punëdhënësit , proporcioni i staf/studentë, numri i publikimeve shkencore, numri i stafit ndërkombëtar të përfshirë në mësimdhënie, numri i studentëve ndërkombëtarë, rrjeti ndërkombëtar i hulumtimeve, ueb impakti dhe prania institucionale në internet dhe citimet e punimeve shkencore të stafit nga hulumtues të tjerë anembanë botës.

Universiteti i Evropës Juglindore është vlerësuar mjaftë lartë në të gjitha këto kritere, sidomos në numrin e studentëve ndërkombëtarë, të stafit ndërkombëtar dhe të stafit me doktoraturë(PhD), ku është vlerësuar me 100 pikë. Universiteti është vlerësuar lart edhe sa i përket citimeve të punimeve shkencore të stafit akademik nga shkencëtarë e hulumtues në mbarë botën, edhe atë me 84.6 pikë, që e rendit atë në vendin 41, në rajonin e Evropës Juglindore.

Në rangimin regjional të QS World University Rankings, janë përfshirë 400 universitete më të mira nga shtetet e Evropës Qendrore, Juglindore dhe Lindore.

Universiteti i Evropës Juglindore gëzon reputacion mjaftë të mirë në të gjitha rangimet e organizuara nga organizata të ndryshme ndërkombëtare, por edhe në nivel shtetëror.

Linku i rangimit: https://www.topuniversities.com/university-rankings/eeca-rankings/2021

Postime të ngjashme

Konferencë rajonale për përballjen me dezinformatat, gjuhës së urrejtjes dhe sulmet hibride

Z H

Deri më 5 maj afat për të konkuruar si regjistruar i popullsisë

Z H

DV: Gruevski ka hapur kompani në Hungari

Z H

Është hapur Qendra për mbështetje të familjeve kujdestare

Z H

OSBE-ja dhe BE-ja do të monitorojnë rastet e krimit të organizuar dhe korrupsionit të lartë

Z H

Deputetët për herë të pestë debatojnë për ribalancin plotësues të Buxhetit

Z H

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...