UEJL me ofertë të zgjeruar akademike dhe pako të shtuar të bursave

Shkup, 28 korrik – Në prag të shënimit të 20 vjetorit të themelimit, Universiteti i Evropës Juglindore, e ka zgjeruar gamën e programeve studimore, ku përveç programeve tradicionale, po orientohet drejt shkencave të aplikuara dhe profesioneve të së ardhmes.

 

Në konkursin e fundit, për vitin e ri akademik 2020-21, UEJL, ofron 29 drejtime studimore në ciklin e parë të studimeve, të cilët ofrohen në gjuhën shqipe dhe maqedonase. Nga numri i përgjithshëm i drejtimeve, 12 prej tyre ofrohen edhe në gjuhën angleze. UEJL është i vetmi në vend që ofron një numër kaq të madh të programeve studimore në gjuhën angleze.

Në ofertën e re për vitin e ri akademik 2021-22, risi është programi studimor në fushën e mjedisit jetësor Energji, Ekologji dhe Ekonomi, që është në përputhje me agjendën globale për mbrojtjen e mjedisit jetësor. Programi studimor ofrohet në kuadër të Fakultetit të Biznesit dhe Ekonomisë, i cili vazhdon ofertën me programet studimore tradicionale të biznesit dhe ekonomisë.

Në kuadër të Fakultetit të Gjuhëve, Kulturave dhe Komunikimit këtë vit afrohet programi Përkthim dhe Interpretim, në kuadër të të cilit pritet të krijohen kuadro që do të jenë të gatshëm t’i përgjigjen sfidës së anëtarësimit të vendit në BE dhe nevojave për përkthyes profesionist në shqip, maqedonisht dhe anglisht dhe anasjelltas.

Fakulteti i Drejtësisë me sukses po e konsolidon ofertën programore në përputhje me kërkesat e tregut dhe ofrimin e sa më shumë përvojave praktike. Tashmë në kuadër të këtij fakulteti me sukses po funksionojnë dy institucione të praktikës, Klinika Juridike dhe Laboratori i Forenzikës, për nevojat e studentëve të programit Kriminalistik dhe Siguri dhe të atyre të Drejtësisë.

Në Fakultetin e Shkencave dhe Teknologjive Bashkëkohore, me shumë sukses dhe interes, studentët e programit Arkitekturë dhe Dizajnë mbajtën ekspozitën e dytë të punimeve të tyre, që dëshmon për qasjen pragmatike të stafit dhe mësimdhënies në këtë fakultet. Programet studimore Shkencat Kompjuterike dhe Informatika e Biznesit tashmë janë konsoliduar tërësisht dhe alumnitë e këtij fakulteti po e prezantojnë atë si ambasadorë të vërtet të dijes.

Fakulteti i Shkencave Shoqërore dhe Bashkëkohore nga një fakultet, i cili krijonte kuadro për administratën publike në ofertën programore të fundit gjithnjë e më tepër po krijon profilin e një fakulteti të specializuar në shkencat humane. Drejtimet studimore si: Menaxhimi Publik dhe Politikat Publike, Menaxhimi i Organizatave Joqeveritare, Marrëdhëniet Ndërkombëtare, si dhe Punë dhe Politkë Sociale po tërheqin mjaftë maturantë.

Pakoja e bursave meritore ua mundëson të gjithë maturantëve të shkëlqyeshëm të fitojnë bursë sipas suksesit të merituar në shkollën e mesme. Maturantët që kanë arritur sukses të shkëlqyeshëm 5.00, fitojnë 60 për qind të pagesës së shkollimit dhe të tjerët që kanë sukses 4.5-4.99, fitojnë bursë që mbulon 40 për qind të pagesës së shkollimit.

Risi këtë vit është pakoja e bursave sociale, e cila mbulon 80% të pagesave të shkollimit dhe studenti përveç kritereve të meritës duhet t’i plotësojë edhe kriteret sociale, që nënkuptojnë nivelin e të ardhurave mujore/vjetore të familjeve të studenteve aplikant. Target kryesor i kësaj kategoria të bursave janë aplikantët me suksese të dalluara jo vetëm në shkëlqyeshmëri, por edhe në pamundësi ekonomike.

Në vitin e ri akademik, Universiteti i Evropës Juglindore planifikon të regjistroj rreth 1300 studentë në të tre ciklet e studimit me agjendë të qartë për rajonalizim dhe ndërkombëtarizim të profilit të tij si universitet.

Related posts

KSL: Në vend që të thoni se administratorët janë të korruptuar, rrituani pagat atyre

Z H

Dimitrov: Propozimi i Portugalisë është bazë e mirë

D V

Qytetarët që janë vaksinuar jashtë Maqedonisë, prej nesër do të mund të rivaksinohen në vend

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com