Arsimi dhe Shkenca Maqedoni

UEJL: Me prezencë fizike, duke e ruajtur distancën u mbajt ceremonia e diplomimit të gjeneratës së gjashtëmbëdhjetë

Zhurnal Ads

Tetovë, 13 shtator, Zhurnal.mk – Absolventët e gjeneratës së gjashtëmbëdhjetë të Universitetit të Evropës Juglindore, duke respektuar masat për mbrojtje kundër virusi Kovid 19, të shtunën (12 shtator 2020), hodhën kapelat në Ceremoninë Solemne, që u mbajt në kampusin në Tetovë.

“Gjithsecili nga Ju, rrugëtoi këto vite në mënyrën e vet të veçantë, përplot kujtesa nga leksionet, profesorët, provimet, argëtimet,…që ju kanë lënë vragë të veçanta dhe kjo është bukuria e jetës. E përbashkëta, për të gjithë ju sot është kënaqësia, emocionet dhe energjia pozitive që e mbartni dhe që duhet ta shijoni!”, tha Rektori Akad. Prof. Dr. Abdylmenaf Bexheti.

Ju paraqitni kapitalin më të fuqishëm social, profesional dhe intelektual me të cilin ky institucion kontribuon intelektualisht në shoqërinë tonë. S’ka edhe një projekt tjetër më vete, për këto tre dekada nga tranzicioni shoqëror, politik e ekonomik që aq shumë i kontribuoi gjithsecilit individualisht, familjeve tuaja dhe shoqërisë në përgjithësi.

Diploma Juaj paraqet pasaportën më kredibël edhe për tregun Perëndimor, qoftë për të vazhduar me ngritjet tuaja akademike, profesionale por edhe për të aplikuan në tregun e punës.

“E kuptoj por nuk e arsyetoj preferencën tuaj për t’i mësy Perëndimit me çdo kusht! Për ata që dinë dhe duan, të jeni të sigurt që edhe këtu mund të fitohet dhe jetohet mirë. Kjo aq më tepër në vitet që vijnë. Sot jemi anëtare e NATO-s dhe me status negocimi për në BE që paraqet perspektivë e mundësi të mirë por edhe sfidë për konkurrencë gjithnjë e më cilësore, ku dijet dhe kompetencat do jenë çelës i suksesit tuaj në karrierë.”, i porositi rektori Bexheti absolventët.

“Cilëndo kahe të zgjidhni, ne ju dëshirojmë shumë shëndet dhe suksese. Dera nëpër të cilën sot do dilni (në kuptimin figurativ të fjalës) mbetet e hapur përjetë për gjithë Ju, një ditë dhëntë Zoti, edhe për fëmijët Tuaj”, tha mes tjerash në fjalimin e tij, Rektori i UEJL-së, Akad. Prof. Dr. Abdylmenaf Bexheti.

Drejtpërdrejtë, nëpërmjet platformës online, absolventët i përshëndeti edhe kryetari i ri i Bordit të Universitetit, Prof. Dr. Klaus Tohterman.

“Nga sot fillon një fazë e re e jetës suaj, kështu që mund ta quani atë fillimin e suksesit tuaj dhe kur të largoheni nga universiteti sot, ju lutemi mbani mend gjithmonë moton e UEJL-së “Jetëso dijen tënde”. Në UEJL, ju jeni trajnuar për të qenë të disiplinuar gjatë të studiuarit dhe tani misioni juaj është t’i shpërndani ato njohuri në botë, ku edhe të tjerët të përfitojnë prej saj. Juve dhe të gjithë të tjerëve të pranishmëve ju uroj çdo sukses në përmbushjen e qëllimeve tuaja.”, tha Tohterman.

Për anën artistike të ceremonisë u kujdesën artistët e mirënjohur Venera Lumani dhe Lindi Islami.

Ceremonia u mbajt vetëm me praninë e absolventëve, pa praninë e prindërve dhe publikut.

Postime të ngjashme

Gratë kërkojnë të ruhet pensionimi deri në 62 vjeç

XH,I

U shqyrtuan Propozim-ligjet për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për arsim fillor dhe të mesëm

T E

Afaristi Musliu: Kreshnik, po të isha femër në vlerën 549€ të grandit, a do të i’a kishe shtuar edhe një ZERO?!

XH,I
duke ngarkuar....

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read more...