Agjencia Zhurnal.mk

UEJL në vitin e ri akademik me program studimor për studentët që duan të bëhen arkitekt

Shkup, 3 korrik – Zhurnal.mk – Studentët e ardhshëm të Universitetit të Evropës Juglindore, për herë të parë në vitin e ri akademik, do të kenë mundësi të zgjedhin të studiojnë për Arkitekturë dhe Dizajn, dhe të kualifikohen si Master shkencor në Arkitekturë dhe Dizajn.

Programi studimor ofrohet në Fakultetin e Shkencave dhe Teknologjive
Bashkëkohore, është pesëvjeçar dhe në përfundim të studimeve i diplomuari kualifikohet dhe është i aftë t’u jap zgjidhje funksionale dhe estetike objekteve arkitektonike, me funksione të ndryshme, nëpërmjet përdorimit të materialeve bashkëkohore, mobileve, ngjyrave dhe dritës sipas nevojave të projektimit, ndërtimit dhe dizajnit.

“Ky program studimor u dizajnua dhe ofrohet për studentët e ardhshëm pas një studimi afatgjatë të nevojës së tregut dhe kërkesave të maturantëve për këtë profil profesional. Ne kemi realizuar anketa, i kemi analizuar
kërkesat dhe i kemi krijuar kushtet qoftë si kapacitetet hapësinore, ashtu
edhe të kuadrit që studentëve tu ofrohet më e mira”, thotë dekani i
Fakultetit të Shkencave dhe Teknologjive Bashkëkohore, Prof. Dr. Adrian
Besimi.

Programi Arkitekturë dhe Dizajn ka një staf akademik të kualifikuar brenda
dhe jashtë vendit, arkitektë dhe dizajner me një karrierë shumë aktive, si
në mësimdhënie ashtu edhe në projekte arkitektonike.

“Universiteti ka ambiente moderne të punës, si dhe laboratorë e pajisje
moderne, të cilat u mundësojnë studentëve të zotërojnë shkathtësitë e
duhura për profesionin, të cilin do ta ushtrojnë në të ardhmen. Ne
bashkëpunim me byro-të lokale të projektimit, do të angazhon studentët për
punë praktike me qëllim të aplikimit të njohurive të fituara nga ligjëratat
dhe përfitmin e përvojave të reja praktike.”, thotë dekani Besimi.

Studentët që do të diplomojnë në këtë drejtim do të kenë mundësi të
punësohen në sektorin privat dhe atë publik edhe atë në: studio të
projektimit arkitektonik, apo të kompanive të ndërtimit, studio për
dizajnin e enterierit, nivelin e qeverisjes vendore, duke filluar që nga
bashkitë e komunat e deri tek qarku apo rajonet, institucionet kërkimore
shkencore vendase dhe të huaja, të cilat kanë për fokus kryesor fushën e
arkitekturës, ndërtimit dhe dizajnit. Po ashtu, të diplomuarit mund të
punësohen si mësimdhënës në institucione dhe shkolla teknike te
arkitekturës, ndërtimtarisë dhe dizajnit.

Universiteti i Evropës Juglindore tashmë e ka shpallur Konkursin për
regjistrimin e studentëve në vitin e ri akademik, ku në ciklin e parë ofron
20 drejtime studimore, në ciklin e dytë 27 drejtime studimore dhe 11
drejtime studimore në ciklin e tretë të studimeve. Sipas konkursit, në tre
ciklet e studimit, në pesë fakultete (Fakulteti i Shkencave Shoqërore
Bashkëkohore, Fakulteti i Shkencave dhe Teknologjive Bashkëkohore,
Fakulteti i Gjuhëve, Kulturave dhe Komunikimit, Fakulteti i Biznesit dhe
Fakulteti Juridik), pritet të regjistrohen rreth 1300 studentë, të cilët do
të studiojnë në Kampusin në Tetovë dhe në degën e UEJL-së në Shkup.//Zhurnal.mk

Marketing 2/1

Marketing 2/2

Marketing 2/1

Marketing 2/2

Z H

Lajmet e fundit

Loading...

Regjistrim Domain, Ueb Hosting, Uebfaqe për kompaninë tuaj, vetëm për    273 euro

error: Content is protected !!