Uellsi ka krijuar një “hapësirë të re turistike” që njihet si metaverse, Visit Wales, me synimin për të promovuar disa nga përvojat dhe atraksionet e vendit te njerëzit në mbarë botën.
Me anë të organizimit, Uellsi shpreson t’u jap mundësi vizitorëve virtual nga e gjithë bota për të parë atë që vendi ka për të ofruar.
Bëhet e ditur se rreth 600 milionë njerëz vizitojnë metaverset çdo vit, në platforma të ndryshme.
Siç raportohet, metaverse e Uellsit është pjesë e platformës Spatial, shkruan skynews.
Organizatorët thonë se Uellsi është vendi i parë evropian që e përdor këtë qasje për ta promovuar veten si një destinacion turistik.
Ndryshe, veprimi vjen pasi një grup deputetësh zbuluan se Uellsit “i mungonte diçka” për të tërhequr vizitorët nga jashtë shtetit.
Edhe Ministrja e Turizmit, Hannah Blythyn, konfirmoi se metaverse i krijuar nga kompania iCreate është krijuar “për të rritur numrin e vizitorëve”.
“Duke shfaqur disa nga më të mirat që Uellsi ofron, ne po e vendosim atë në një sferë online ku njerëzit takohen çdo ditë”, tha Blythyn.
Vizitorët e Uellsit virtual mund të marrin përsipër kërkime duke përfshirë edhe aktivitete reale.
Metaverse tani është e hapur për publikun dhe mund të integrohet në telefona inteligjentë, tabletë, laptopë, kompjuterë dhe përmes kufjeve Meta Quest.