“Të gjitha festimet publike të fundvitit siç janë koncertet muzikore, lutjet brenda natës, shfaqja e fishekzjarreve janë ndaluar këtë herë për shkak të COVID-19”, shkroi ministrja Nabakooba.
Qeveria e Ugandës ka vendosur të pezullojë festimet e Vitit të Ri, përfshirë fishekzjarre, lutje në kishë dhe tubime të mëdha, si masë parandaluese kundër koronavirusit (COVID-19), tha ministrja e Informacionit të këtij vendi, Judith Nabakooba, transmeton Anadolu Agency (AA).
“Të gjitha festimet publike të fundvitit siç janë koncertet muzikore, lutjet brenda natës, shfaqja e fishekzjarreve janë ndaluar këtë herë për shkak të COVID-19. Teksa rrini të sigurt mbani mend se orët policore, rregullat e trafikut mbeten në fuqi dhe do të zbatohen nga policia”, shkroi të dielën Nabakooba.
Ajo tha se infeksionet e përditshme tani janë në një rekord të lartë, duke u bërë thirrje njerëzve të qëndrojnë në shtëpi dhe të shmangin tubimet e mëdha.
Që nga fillimi i pandemisë, qeveria e Ugandës ka vendosur orë policore natën për të frenuar përhapjen e virusit i cili ka lënë 248 njerëz të vdekur dhe të paktën 33.811 të infektuar.