Agjencia Zhurnal.mk
Maqedoni

Ujësjellësi dhe kanalizimi: Uji i pijshëm në Shkup i sigurt dhe i rregullt në aspektin mikrobiologjik

Shkup, 13 tetor, zhurnal.mk – NP Ujësjellësi dhe Kanalizimi – Shkup kumtoi se në bazë të rezultateve nga kontrolli i ujit të pijshëm në Shkup të bëra nga 5 deri më 9 tetor, të gjitha mostrat i përgjigjen rregullores për kërkesa për sigurinë dhe cilësinë e ujit të pijshëm.

“Sektori për kontroll sanitar në periudhë nga 05.10.2020 deri më 09.10.2020 i mori 188 mostra për analiza fiziko-kimike dhe 188 mostra për analizë mikrobiologjike të ujit të pijshëm prej 45 vendeve të matjes në Qytetin e Shkupit. Sipas rezultateve të marra nga analizat, të gjithë mostrat i përgjigjen Rregullores për kërkesa për siguri dhe cilësi të ujit të pijshëm (Gazeta zyrtare e RM-së, nr. 183/18), thuhet në kumtesën e Ujësjellësit të Shkupit.

NP Ujësjellësi dhe kanalizimi – Shkup me qëllim të informimit më të mirë të qytetarëve të Qytetit të Shkupit, publikon raportin javor për cilësinë dhe sigurinë e ujit të pijshëm, të marrë nga analiza e kryer në Sektorin për Kontroll Sanitar, i cili është laboratori i parë në vend që akrediton punën e tij sipas standardit ISO17025: 2018, theksojnë nga Ujësjellësi.

Postime të ngjashme

Arian Hakiki u zgjodh kryetar i Alternativës në degën e Tearcës

R Zh

Rexhepi: Gazifikimi i amvisërive në pjesën më të madhe të komunave do bëhet realitet në fillim të vitit të ardhshëm

R Zh

Ali Ahmeti: Diaspora, pjesë e pandarë e jona

R Zh

Ademi: ASH-AA manipulojnë me numrin e qytetarëve që nuk kanë nënshtetës

R Zh

Makraduli: Dokumentet personale do t’ju vijnë në adresë shtëpie

T E

Selami: Qytetarët të jenë të qetë, të gjithë do të regjistrohen

R Zh

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...