“Ujësjellësi” i Shkupit dhe BERZH nënshkruan marrëveshje për grant prej miliona eurove

Shkup, 8 tetor – Drejtori i përgjithshëm i NP “Ujësjellësi dhe Kanalizimi” – Shkup, Dushko Veskovski dhe drejtori i zyrës së Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH) në Shkup, Andi Aranitasi nënshkruan marrëveshje për grant në vlerë prej një milionë euro, e siguruar nga fondi i BERZH – Zyra në Suedi, në kuadër të programit për mjedis jetësor dhe ndryshime klimatike.

Siç informojnë nga ndërmarrja këto mjete në bazë të procedurës së plotë të zbatuar dhe marrëveshjes së nënshkruar janë të dedikuara për zbatimin e analizës FOPIP, gjegjësisht analizë për përmirësimin e performancave operative dhe financiare për zbatimin e investimeve të mëdha në NP “Ujësjellësi dhe Kanalizimi” – Shkup, për përgatitjen dhe zbatimin e të cilit angazhohet një konsultues me renome, kompania gjermane “DEKON”.

Një pjesë e këtij granti është i dedikuar edhe për zbatimin e Studimit për hyrje të ujit dhe infiltrim , në kuadër të projektit ekologjik – kapital për ndërtim të Stacionit të ri të trajtimit të ujërave të zeza (STUZ) në Shkup.

“Me nënshkrimin e kësaj marrëveshje për grant nga BERZH, mundësohen kushte për zbatimin e analizave dhe studimeve adekuate me rëndësi të madhe për realizim dhe zbatim të projektit për STUZ – Shkup. Në realizimin e këtyre analizave dhe studimeve, marrin pjesë kompani me renome botërore të cilat do ta transmetojnë përvojën dhe njohurinë e tyre te ne, që është edhe një dëshmi se projekti për ndërtimin e STUZ – Shkup është ekologjike – investim kapital njohuria e të cilit si e tillë është njohur, jo vetëm në vendin tonë por edhe në Evropë”, theksoi Veskovski.

Related posts

Bashkimi Demokratik në zgjedhjet do të garojë së bashku me LSDM-në

N E

Salla e sportit në SH.F Adem Jashari në Çair po bëhet me sistem qëndror të ngrohjes dhe ftohjes

Z H

Analizë/ A duhet në çdo komunë të ketë qendra rinore? Të rinjtë kanë nevojë për shoqërim

N E

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More