Agjencia Zhurnal.mk
Maqedoni

Uji i pijshëm në Strugë i ndotur

Strugë, 8 janar – Uji në Strugë është i ndotur dhe të mos përdoret për pije, apelon ndërmarrje publike “Ujësjellësi dhe kanalizimi”.

Sipas kumtesës, arsye e ndotjes janë reshjet e rrëmbyeshme të shiut që ditëve të kaluara e kapluan rajonin e Strugës.

“Për shkak të reshjeve të rrëmbyeshme të shiut, derdhja nga burimet është e madhe dhe si rezultat i kësaj, uji është i ndotur dhe të mos përdoret për pirje sot dhe nesër”, kumtuan nga ndërmarrja.

Pas çdo shiu në çezmat e struganëve rrjedh ujë i turbullt. Problemi po stërzgjatet me vite, për çka autoritetet kompetente nuk kanë akoma zgjidhje. Por, uji i turbullt nuk është problem i vetëm. Në qytetin i cili shtrihet midis dy ujërave, banorët shpesh nuk kanë ujë të pijshëm në shtëpitë e tyre, ndërsa revoltën para një muaji jo të plotë e shprehën përmes një proteste të qetë para hapësira të NP “Ujësjellësi dhe kanalizimi”.

Postime të ngjashme

Zhurnal mëson / Debat i madh në mbledhjen e BDI-së, pakënaqësi e madhe e ekzekutivit!

Bexhet Musliu

Opozita shqiptare kërkon lirimin e menjëhershëm të të arrestuarve dhe dorëheqjet në MPB

Bexhet Musliu

Nikollovski: Të martën publikojmë planin e veprimit për luftën kundër korrupsionit dhe krimit

Bexhet Musliu

Karakaçanov: Kushdo që të vijë në pushtet në Bullgar, problemi me Maqedoninë do vazhdojë

T E

Protesta në Shkup për rastin “Monstra”, reagon PDIU: Lironi të arrestuarit, e drejta për protestë paqësore, thelbësore në demokraci

Bexhet Musliu

Gjatë disa ditëve të ardhshme do të dihet se kur do të arrijnë vaksinat kineze dhe ruse

T E

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...