Uji në digën e Likovës ngadalë po pastrohet

nga D V

Kumanovë, 22 maj – Diga e Likovës ngadalë po stabilizohet, pas të reshurave të djeshme të breshërit dhe të shiut, kumtuan sot nga Ekonomia e ujërave “Fusha e Kumanovës dhe Likovës”.

“Gjatë ditës së djeshme, në orët e pasditës, erdhi deri te turbullimi i ujit në digën e Likovës, si dhe përmbytje të tunelit nga diga e Likovës deri te ‘nyjet’ në vendin e quajtur ‘Kalishnjak’. Në ujësjellësin e drejtpëdrejtë që çon deri te stacioni filtrues  të NP Ujësjellësi Kumanovë, ka ardhur ujë i turbulluar”, informoi Ekonomia e ujërave e Kumanovës.

Prej aty kumtojnë se gjatë ditës së djeshme deri te “Ujësjellësi” Kumanovë ka arritur ujë me pak turbullira mbi të lejuarën. Diga e Likovës tanimë është stabilizuar, me çka pritet që në orët e mbrëmjes “Ujësjellësi” Kumanovë të marrë ujë me turbullira brenda kufijve të së lejuarës.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More