Uji në Shkup është i sigurt për pirje

nga D V

Shkup, 30 shtator – Uji për pirje në Shkup është i sigurt, tregojnë rezultatet e analizave fiziko-kimike dhe mikrobiologjike nga 44 pika matëse në qytet.

“Sektori për kontroll sanitar në periudhën nga 23 deri 27 shtator ka marrë 201 mostra për fiziko-kimike dhe 201 mostra për analiza mikrobiologjike të ujit të pijshëm nga 44 pika matëse në qytetin e Shkupit. Sipas rezultateve të marra nga analizat, të gjitha mostrat korrespondojnë me Rregulloren për kërkesat për sigurinë dhe cilësinë e ujit të pijshëm (Gazeta Zyrtare e Republikës së Maqedonis, nr. 183/18), njoftojnë sot paradite nga NP Ujësjellës dhe Kanalizime.

Këto informacione ndërmarrja publike i publikon si pjesë e raportit javor për cilësinë dhe sigurinë e ujit të pijshëm, marrë nga analizat e kryera në Sektorin për kontroll sanitar.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More