Shkup, 22 prill – Uji në Shkup është i sigurt për pirje, njoftoi sot Ndërmarrja Publike “Uji dhe kanalizimi” – Shkup.
Sipas raportit javor për cilësinë dhe sigurinë e ujit të pijshëm marrë nga analizat e kryera në Sektorin e kontrollit sanitar nga data 15 deri më 19 prill të këtij viti, të gjitha mostrat e analizuara korrespondojnë me Rregulloren për kërkesat për sigurinë dhe cilësinë e ujit të pijshëm.
Për analizë janë marrë 190 mostra për analiza fiziko-kimike dhe 190 mostra për analiza mikrobiologjike të ujit të pijshëm nga 46 pika matëse në qytetin e Shkupit.