Kosovë

Ujmani të quhet Liqeni Trump/ Kryeministri Hoti mirëpret propozimin e Grenell

Zhurnal Ads

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti ka mirëpritur propozimin e ambasadorit Richard Grenell, që liqeni i Ujmanit të quhet “Liqeni Trump”. Hoti theksoi në mesazhin e tij në Facebook se kontributi i presidentit Donald Trump, për arritjen e marrëveshjes ekonomike mes Kosovës dhe Serbisë, është i padiskutueshëm.

“E kam mirëpritur propozimin e ambasadorit Grenell që Liqeni i Ujmanit të quhet Liqeni i Presidentit Trump, në shenjë nderimi për rolin e tij të jashtëzakonshëm për arritjen e marrëveshjes historike për normalizimin e marrëdhënieve ekonomike midis Republikës së Kosovës dhe asaj të Serbisë, si hap i madh drejt marrëveshjes përfundimtare politike, e cila duhet të rezultojë me njohje reciproke”, ka shkruar ai.

Në profilin e tij në Twitter, i dërguari i posaçëm i Washingtonit për dialogun Prishtinë-Beograd shkruante se të dy palët kanë rënë dakort për ndryshimin e emrit të liqenit më të rëndësishëm për ekonominë e Kosovës.

“Ajo se si të quhet liqeni që gjendet në Kosovë dhe Serbi, ka qenë një çështje delikare pavarësisht kompromisit të farkëruar nga Shtetet e Bashkuara për një studim fizibiliteti, për të krijuar vende pune dhe më shumë energji për rajonin. Kështu që të dyja palët kanë rënë dakord për një emër të ri: Liqeni Trump”, thuhej ne mesazhin e Grenell.

Postime të ngjashme

Hoti para ministrave: Marrëveshja fuqizon Kosovën në arenën ndërkombëtare

admin

Mbyllet pjesërisht Kosova në fundjavë, restorantet, kafeteritë dhe qendrat tregtare nuk do punojnë

T E

Kosovë/ Mësimi fillon të hënën, ende nuk dihet numri i mësimdhënësve të testuar për COVID-19

admin
duke ngarkuar....

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read more...