Agjencia Zhurnal.mk
Bota

Ukraina do të kërkojë nga SHBA-ja sistemin e mbrojtjes ajrore

Ministri i Jashtëm Kuleba tha se Ukraina do t`i kërkojë SHBA-së sistemin e mbrojtjes ajrore dhe teknologjinë kundër snajperëve.

Ministri i Jashtëm i Ukrainës, Dmytro Kuleba tha se ai do të diskutojë me Sekretarin e Shtetit të SHBA-së, Antony Blinken çështjen e mbështetjes me pajisje ushtarake, përfshirë sistemet e mbrojtjes ajrore.

Në një intervistë për CNN, ministri Kuleba tha se Ukraina do t’i kërkojë SHBA-së sistemin e mbrojtjes ajrore dhe teknologjinë kundër snajperëve.

Në një kohë kur tensionet midis Ukrainës dhe Rusisë vazhdojnë të jenë të larta, Kuleba tha se ai do të diskutojë me sekretarin Blinken çështjen e mbështetjes amerikane me pajisje ushtarake.

“Dua ta bëj të qartë se nuk ka të bëjë vetëm me ndihmën e SHBA-së, por edhe me blerjen. Ne duam që ky partneritet të jetë i dyanshëm”, tha ministri i Jashtëm ukrainas.

Blinken mbërriti sot në Ukrainë për një vizitë zyrtare ku është planifikuar të takohet me presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky dhe ministrin e Jashtëm Dmytro Kuleba.

Postime të ngjashme

Tragjedi në Peru, përmbyset autobusi, të paktën 27 viktima

Lea Muslija

Palestinezët anulojnë marrëveshjen me Izraelin për vaksinat, thonë se janë shumë afër datës së skadimit

Dafina Vidishiqi

Macron: Vizitori i parë i kancelares në Berlin

Dafina Vidishiqi

BE humb betejën ligjore ndaj kompanisë AstraZeneca për furnizimin me vaksina

Dafina Vidishiqi

Udhëtarët nga Mbretëria e Bashkuar do të duhet të hyjnë në karantinë me të mbërritur në Itali

Dafina Vidishiqi

Guterres riemërohet Sekretar i Përgjithshëm i OKB-së

Dafina Vidishiqi

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...