Agjencia Zhurnal.mk
Bota

Ukraina kërkon këmbimin e të burgosurve me separatistët pro-rusë para fundvitit

Leonid Kravçuk, Shef i Delegacionit Trilateral të Kontaktit në Ukrainë për zgjidhjen e krizës në Donbas, deklaroi se ata i kanë dhënë delegacionit rus një listë prej 11 personash për të kryer shkëmbimin e të burgosurve deri në fund të vitit

Qeveria e Kievit i ka dhënë një listë me 11 persona delegacionit rus për shkëmbimin e të burgosurve deri në fund të vitit me separatistët pro-rusë në rajonin Donbas të Ukrainës, transmeton Anadolu Agency (AA).

Leonid Kravçuk, Shef i Delegacionit Trilateral të Kontaktit në Ukrainë për zgjidhjen e krizës në Donbas, deklaroi se ata i kanë dhënë delegacionit rus një listë prej 11 personash për të kryer shkëmbimin e të burgosurve deri në fund të vitit.

Në një intervistë me Hromadske, Kravçuk deklaroi se presin listën e palës kundërshtare, të separatistëve pro-rusë.

Kravçuk vuri në dukje se qëllimi i tyre është të sigurojnë lirimin e të gjithë të burgosurve.

Shkëmbimi i fundit i të burgosurve midis Ukrainës dhe separatistëve pro-rusë u krye në muajin prill.

Konfliktet kanë vazhduar që nga viti 2014 midis Kievit dhe separatistëve pro-rusë, të cilët shpallën të ashtuquajturën pavarësi të tyre në rajonin e Donbasit.

Postime të ngjashme

Merkeli për dozë të dytë mori një vaksinë tjetër, jo AstraZeneca-n

Bekim Laçi

Hong Kong: Nis gjyqi i parë nën Ligjin e ri për siguri kombëtare

Bekim Laçi

Republikanët në SHBA bllokojnë projektligjin për reforma zgjedhore

Bekim Laçi

Miliona persona u kthyen në milionerë gjatë pandemisë

Bekim Laçi

Polici amerikan nuk ndahet së qari pasi u detyrua ta vrasë 19-vjeçaren – familja “ia fal gjakun”

Dafina Vidishiqi

Fauci: Varianti Indian, kërcënimi më i madh në luftën kundër Covid-19

Dafina Vidishiqi

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...