Agjencia Zhurnal.mk
Bota

Ukraina ndalon me ligj përdorimin e vaksinës ruse kundër COVID, në pritje të dozave nga Pfizer dhe BioNTech

Parlamenti i Ukrainës ka ndaluar me ligj përdorimin e vaksinës ruse kundër koronavirusit. Vendimi është marrë sot nga Parlamenti ukrainas, ligj ky që përshpejton aprovimin e vaksinave të tjera kundër koronavirusit. Qeveria tha se pret të marrë 100,000 deri në 200,000 doza të vaksinave të bëra nga kompanitë Pfizer dhe BioNTech, përmes skemës së njohur si COVAX.

COVAX – një nismë e Organizatës Botërore të Shëndetësisë, që synon shpërndarjen e vaksinave edhe në vende më të varfra – pritet të nisë operacionet në shkurt.

Në Ukrainë nuk është aprovuar ende asnjë vaksinë, por autoritetet vazhdimisht kanë thënë se Kievi nuk do të miratojë ose përdorë vaksina nga Rusia – vend me të cilin lidhjet e Ukrainës janë të tendosura.
Biolik, kompani farmaceutike ukrainase, e mbështetur nga Viktor Medvedchuk, një figurë e shquar e opozitës me prirje pro-ruse, ka thënë në fillim të këtij muaji se ka aplikuar për miratimin e shtetit, për prodhimin e vaksinës ruse kundër koronavirusit Sputnik V. “Askush nuk do ta regjistrojë vaksinën ruse në vend”, tha ministri ukrainas i Shëndetësie, Maksym Stepanov.

Marrëdhëniet midis dy vendeve janë të tensionuara, prejse Rusia ka aneksuar gadishullin ukrainas të Krimesë në vitin 2014 dhe është përfshirë në një konflikt të armatosur midis separatistëve dhe forcave pro-qeveritare në lindje të Ukrainës. Mbi 14,000 njerëz kanë vdekur në këtë konflikt që vazhdon ende.

Postime të ngjashme

Nga sot, hyrja në Gjermani vetëm me test negativ antiCOVID-19

D V

Varianti Delta përhapet me shpejtësi në Shtetet e Bashkuara

D V

Australia mbjell frikë me ushtri e helikopterë për të ndaluar protestat dhe vendosur izolimin e COVID-19 në Sydney

D V

Njihuni me shkencëtarin që po përpiqet të udhëtojë në kohë – për këtë ka një arsye të fortë

D V

Turqia evakuon turistët e tronditur nga zjarret në Bodrum

D V

Prokurorët kryesorë amerikanë goditen nga hakerët, dyshohet se janë rus

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...