Ulet çmimi i grurit, por jo edhe i bukës

nga Xh M

Prodhuesit e grurit kërkojnë uljen e çmimit të bukës. Ata kujtojnë se Maqedonia është ndër vendet me çmimin më të lartë të produktit bazë ushqimor. “Kemi bërë një përllogaritje të saktë në të cilën buka nuk duhet të kushtojë më shumë se 20 denarë. Propozojmë që të gjithë mullixhinjtë dhe furrat ta pranojnë këtë përllogaritje tonën dhe menjëherë ta ulin çmimin e bukës në 20 denarë”.

Prodhuesit e grurit kërkojnë uljen e çmimit të bukës. Ata kujtojnë se Maqedonia është ndër vendet me çmimin më të lartë të produktit bazë ushqimor. Shoqata e fermerëve kërkon që të ulet çmimi i bukës në 20 denarë, të rriten subvencionet për prodhimin e grurit dhe të lirohen mjetet mbrojtëse për 50 për qind, sepse janë ndër më të shtrenjtat në rajon. Me çmim të ulët të grurit prej 9 deri në 11 denarë, çmimi i bukës është i lartë, nga 30 deri në 35 denarë për një copë me peshë të ndryshme. “Sipas çmimit të blerjes së grurit, i çili ishte nga 9 deri në 11 denarë për kilogram, çmimi real i bukës duhet të jetë 20 denarë. Kjo do të thotë se ne si Asociacion, kemi bërë një përllogaritje të saktë në të cilën buka nuk duhet të kushtojë më shumë se 20 denarë. Propozojmë që të gjithë mullixhinjtë dhe furrat ta pranojnë këtë përllogaritje tonën dhe menjëherë ta ulin çmimin e bukës në 20 denarë”, thekson Pero Stojkoski, kryetar i Shoqatës së Fermerëve.

Shoqata e Fermerëve kërkon të rrisë prodhimin vendor të grurit, por kërkojnë edhe më shumë subvencione, ndonëse toka po jepet me koncesion si dhe mjetet mbrojtëse, që janë ndër më të shtrenjtat në rajon, të ulen me 50 për qind.

“Ndoshta një ditë do të arrijmë situatën e rritjes së sipërfaqeve dhe prodhimit të grurit, por për këtë korrje nuk kemi mbjellë mjaftueshëm për shkak të mungesës së mekanizimit për përpunimin e sipërfaqeve. Sipas situatës, këtë vit duhet të presim një rendiment prej rreth 240 mijë tonë grurë. Shteti duhet të mbështesë më fuqishëm prodhimin e grurit. Ai duhet të mbulojë humbjen nga prodhimi në çmimin e shitjes. Inspektorati Bujqësor duhet t’i kushtojë më shumë kujdes farmacive bujqësore, sepse çmimet e mjeteve mbrojtëse janë shumë të larta, gjë që rrit kostot e prodhimit. Për shembull, agjenti mbrojtës ‘Logrand’ për grurin në barnatoret tona kushton 400 deri në 500 denarë, ndërsa në vendet fqinje është 100 denarë”, thotë Stojkoski nga Shoqata e Fermerëve.

Ai pohon se prodhuesit maqedonas të drithërave prej kohësh kanë çmimin më të ulët të blerjes së grurit në rajon, gjë që ndikon negativisht në vetë prodhimin, i cili është në rënie. Dhe kjo, nga ana tjetër, na bën të varur nga importi.

Sipas prodhuesve të bukës, rritja e prodhimit të grurit mund të ulë çmimin e bukës, por vetëm nëse gruri vendas nuk përzihet me grurin e importuar në mullinjtë e miellit. Tetë muaj më parë, produkti ushqimor bazë – buka u rrit me 10 për qind para fillimit të korrjes së brendshme në qershor. Shkak ka qenë rritja e çmimit të lëndës së parë – grurit në bursat botërore. Njoftimet nga mullinjtë ishin se me korrjen e grurit vendas do të binte çmimi dhe ai i bukës do të stabilizohej, pra do të kthehej në normalitet. Në tregtinë me pakicë edhe në fund të vjeljes çmimet mbetën më të larta dhe pakkush besoj se do të ketë ulje të çmimit të bukës. Tregu i miellit është i liberalizuar, kështu që furrat vendase në rajon më së shpeshti importojnë nga Serbia, nga ku Maqedonia siguron pjesën më të madhe të prodhimit vendas të bukës.

Pronarët e furrave të vogla thonë se jo vetëm që është shtrenjtuar mielli, por janë rritur edhe çmimet e transportit dhe të energjisë, çka u bën presion të madh që të rrisin çmimet me pakicë të produkteve të tyre nëse duan të mbajnë biznesin e tyre. Bile bukëpjekësit thonë se pjesa më e madhe e kostos së prodhimit bie mbi fuqinë punëtore dhe kostot e tjera, dhe jo për miellin.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More