Ulet çmimi i ngrohjes qendrore në Shkup

Shkup, 29 korrik – Komisioni Rregullator për Energjetikë dhe Shërbime Ujore (KRRE) solli vendim me të cilin çmimi përfundimtar i energjisë për ngrohje te tri kompanitë në territorin e Qytetit të Shkupit mesatarisht ulet për katër për qind, njoftoi në konferencën e sotme për media kryetari i Komisionit Rregullator për Energjetikë dhe Shërbime Ujore (KRRE), Marko Bislimovski.

 

Ai theksoi se gati 56 mijë konsumatorë të kyçur në “Ballkan Energji Grup” (BEG) ose 93 për qind e numrit të përgjithshëm të shfrytëzuesve do të kenë fatura më të ulëta për 4,35 për qind, diç më shumë 3.800 amvisëri të cilat janë të kyçur në “EMV Energjetikë” do të paguajnë fatura më të ulëta për 0,57 për qind, përderisa 501 konsumatorë të kyçur në “Shkup Veri” nga 1 gushti do të kenë ngrohje me çmim më të ulët për 1,25 për qind.

“Qytetarët të kyçur në ngrohjen qendrore do të kenë fatura më të ulëta. Vendimet e marra sot janë tregues se mënyra në të cilën e llogarisim çmimin e energjisë për ngrohje i mbron konsumatorët. Me vendimet dërgojmë sinjal që sa më shumë qytetarë të kyçen në rrjetin për ngrohje qendrore, që është më ekonomike dhe ekologjike”, tha Bislimovski, duke theksuar se kemi historikisht çmim më të ulët të energjisë për ngrohje.

Sa i përket punës së kompanive, ai theksoi se dëshiron të tregojë se duke pasur parasysh faktin se BEG e ka pjesën dominuese të shfrytëzuesve gjegjësisht 93 për qind, furnizuesit tjerë “Shkup – Veri” dhe “EMV Energjetikë” do të duhej t’i shqyrtojnë mundësitë për tejkalim sistematik të sfidave përmes bashkëpunimit të përbashkët, me qëllim që ta rrisin numrin e konsumatorëve dhe të optimizohet prodhimtaria e energjisë për ngrohje.

Në sistemet qendrore për ngrohje të tri kompanive për energji të ngrohjes në Shkup janë të kyçur rreth 60.000 shfrytëzues, që për një vit përfaqëson rritje prej gati 2.000 konsumatorë të rinj.

Related posts

60% e investimeve të huaja të orientuara në patundshmëri – Ekspertët: Nuk ndihmojnë në punësim

Redaksia

Analizë: Papunësia me statistika të frikshme, pandemia i’a vëri vulën

Z H

Fillon ndërtimi i transmetuesit 400-kilovoltësh Manastir – Elbasan

Redaksia

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More