Agjencia Zhurnal.mk
Maqedoni TOP LAJM

Ulet dukshëm interesimi i mërgimtarëve për t’u regjistruar online

Shkup, 16 maj, Zhurnal.mk – Vetë regjistrimi i diasporës ka filluar të pësojë rënie të madhe. Nëse në fillim të këtij procesi, kishte raste kur në ditë regjistroheshin mbi 17 mijë mërgimtarë, prej kur regjistrimi u shty për në shtator, numri i tyre tani nuk kalon më shumë se 20 në ditë. Madje edhe numri i përgjithshëm i të regjistruarve në diasporë është larg pritjeve të përfaqësuesve të Entit Shtetëror të Statistikave.

Pritjet e tyre ishin se në diasporë do të ketë rreth 300 mijë persona të regjistruar, ndërsa deri më tani janë regjistruar vetëm rreth 200 mijë persona. Zëvendësdrejtori Ilmi Selami vlerëson se mërgimtarët duhet të vazhdojnë regjistrimin online.

“Ata e kanë pjekurinë më të lartë politike se ne këtu dhe jam i bindur se, si zakonisht, do ta vlerësojnë drejt këtë proces dhe do të regjistrohen të gjithë. Pres që procesi i regjistrimit të intensifikohet kah mesi i muajit gusht, atëherë kur do të mbarojnë pushimet dhe atëherë kur praktikisht do të jemi në fazën e aktualizimit para fillimit të regjistrimit në Maqedoni”, – tha Ilmi Selami, zv/drejtor i ESHS-së.

Por, nga shoqatat e mërgimtarëve tregojnë se ka rënë intensiteti i regjistrimit tek mërgimtarët. Nga Shoqata “Iliria” në Gjermani, kryetari Sevdali Qaili thotë se po bëjnë çmos për të sensibilizuar mërgimtarët atje që gjatë kësaj periudhe deri në shtator të regjistrohen on-line.

“Interesimi për tu regjistruar për fat të keq ka pësuar një rënie të dukshme edhe pse nuk mund të jap ndonjë përqindje të saktë. Euforia e cila ishte në fillim të këtij procesi për momentin mungon. Nëse pyesim pse ndodh kjo? Është pikërisht ajo shtyrja e regjistrimit për në shtator dhe deklaratat e disa politikanëve që nuk ishin shumë shpresëdhënëse dhe në kundërshtim të një procesi demokratik. Në përmes shoqatave organizohemi dhe bëjmë thirrje çdo ditë që regjistrimi on-line të vazhdoj me atë ritëm. Por, do të ishte mirë që edhe udhëheqësit tanë atje të bëjnë të njëjtin apel në secilin takim apo aktivitet politik që të kemi një regjistrim të mirëfilltë të mërgatës si popullsi e atij shteti – u shpreh Sevdali Qaili, mërgimtar.

Vetë regjistrimi i mërgimtarëve filloi më 1 mars, ndërsa duhej të përfundonte më 21 prill, së bashku me regjistrimin e popullsisë rezidente. Por me shtyrjen e regjistrimit të popullatës rezidente për në shtator, diasporës iu mundësua që të mund të vetë regjistrohet deri më 30 shtator, kur duhet të përfundojë i gjithë procesi i regjistrimit në vend.

Postime të ngjashme

Rama në Shkup: Nuk jemi ne ata që dështuam, ky është mossukses i BE-së

Bekim Laçi

Pendarovski – Kodheli: Maqedonia dhe Shqipëria meritojnë negociatat me BE-në

Zekirija Haxhiu

“Çairçanja” do të zgjerohet me 6 korsi dhe shtigje për biçikleta, do të rrënohen shumë objekte

Zekirija Haxhiu

Dimitrov: Bllokimi i Maqedonisë së Veriut është problem edhe i BE-së

Zekirija Haxhiu

Firmat vendore pjesë e platformës digjitale për rrjetëzim me zinxhirët global të furnizimit

Zekirija Haxhiu

Geer: Të gjithë duam fillim të negociatave sa më shpejtë të jetë e mundur

Zekirija Haxhiu

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...