Ulet kufiri i moshës së njerëzve që bëhen të varur nga bixhozi

Shkup, 2 tetor – Kufiri i moshës së njerëzve që bëhen të varur nga lojërat e fatit po zvogëlohet gjithnjë e më shumë, ndërsa numri i bastoreve dhe kazinove vetëm në Ohër arrin mbi pesëdhjetë. Nga shoqata për Edukimin dhe Parandalim nga bixhozi apelojnë të veprohet në mënyrë parandaluese. Një nga themeluesit e saj është Mirçe Krstevski, një ish -i varur i cili është marrë me bixhoz 30 vite të plota.

“Trauma e traumat nga të gjitha llojet. Mendime të errëta. I doni të tjerët përreth jush. Mendoni se me këtë do t’i shpëtoni njerëzit nga vetja juaj. Ky është një nga motivet kryesore të bixhozit”, tha Mirçe Kërstevski – ish i varur nga bixhozi.

“Unë njoh miq që nuk e kemi ditur se kanë vese të tilla. Duhet gjetur mënyrë për t’i ndihmuar këto njerëz”, u shpreh Kërste Purcov-anëtar i shoqatës.

Nga shoqata kërkojnë të ketë ndryshime në mënyrën e funksionimit të objekteve të lojërave të fatit dhe të kufizohet orari i punës

“Ne do të kërkojmë që në këtë buletin, në faqen e parë që do ta hap lojtari në bastore, të ketë paralajmërim dhe të shkruajë se çfarë mund të shkaktojë bixhozi, çfarë varësi”, theksoi Mirçe Kërstevski – ish i varur nga bixhozi.

Me propozim ndryshimet e tanishme në Ligjin për Lojërat e Fatit propozohet vetëm zhvendosja e objekteve të tilla në distancë të caktuar nga shkollat, për çka vlerësojnë se është pak. Ata kërkojnë ndryshime që do ta parandalojnë të ashtuquajturin bixhoz patologjik.

“Të ketë një regjistër të njerëzve që janë të varur nga bixhozi, sepse ata janë problem i tyre personal, por edhe i familjeve të tyre dhe kështu t’u ndalohet hyrja në ato objekte. Kjo të jetë mbi baza vullnetare, dhe vullnetarizmin që kanë dhënë, për këtë duhet të jenë të njoftuara lokalet e bixhozit dhe të mos lejojnë hyrje”, u shpreh Lupço Naumoski- anëtar i shoqatës.

Nga shoqata thonë se duke shpërndarë materiale edukative,  do t’i informojnë qytetarët për pasojat negative të bixhozit. Edhe pse në këtë ngjarje ata i kanë ftuar përfaqësuesit e partive më të mëdha, askush prej tyre nuk ka ardhur.lalsat.mk/

Related posts

Mbrëmë u ndez alarm për zjarr në klinikën infektive, një i punësuar kishte ndezur cigare

Z H

Numri i të infektuarve vazhdon të jetë i lartë, nuk ka nevojë për dozë të tretë të vaksinës

Z H

Aksioni i dhurimit të gjakut në Shtëpinë e ARM-së me rastin e festës Shën Mëria

R Zh

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More