Ulet niveli i ujit i lumenjve krahasuar me mesataren e muajit prill

nga D V

Shkup, 11 prill – Në dy ditët e fundit niveli i ujit të Vardarit është ulur në krahasim me mesataren e muajit prill në të gjitha stacionet matëse: Jegunoc, Lepenc, Ura Hekurudhore në Shkup, Veles dhe Demir Kapi, tregoi matja e DPHM-së.

 Ulja e nivelit të ujit më 10 dhe 11 prill krahasuar me mesataren është vërejtur edhe në lumenjtë e tjerë: Treska, Pçinja, Kriva Reka, Bregallnica, Cërna Reka, Drini i Zi, Sateska, si dhe ulje të vogël ka edhe në Radikë. Vetëm lumenjtë Babuna dhe Strumicë kanë nivel të njëjtë të ujit me mesataren e muajit prill në dy ditët e fundit.

 Stacionet matëse të DPHM -së vunë re se niveli i liqenit të Dojranit dhe Ohrit është brenda mesatares për muajin prill. Vetëm në liqenin e Prespës është 2 centimetra nën minimumin absolut.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More