Agjencia Zhurnal.mk
Maqedoni

“Ulet numri i pacientëve të sapopranuar në spitale, syhapur e ndjekim situatën”

Shkup, 12 prill – Zhurnal – Gjatë fundjavës kishte ulje të numrit të pacientëve të sapopranuar në të gjitha institucionet spitalore në Shkup dhe përgjatë shtetit në krahasim me fundin e javës së kaluar, informoi sot ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe.

Ai tha se edhe pse ka trend të tillë të uljes, ende janë të kujdesshëm dhe syhapur e ndjekin situatën.

“Ka kapacitet të mjaftueshëm të shtretërve të lirë spitalorë, ende zgjat sistemi i rrotacionit, koordinimit në lidhje me pranimet e pacientëve ndërmjet institucioneve, si në Shkup ashtu edhe ne mesin e spitaleve të tjera dhe atyre të Shkupit, kështu që në atë kuptim besoj se trendi do të vazhdojë, por ne ende jemi të kujdesshëm dhe syhapur e ndjekim situatën”, tha Filipçe.

Theksoi se numri i sotëm i të sapodiangostikuarve është rreth 300, por kjo, siç tha, pritej, sepse gjithmonë të dielën bëhen më pak teste.

“Dita e nesërme do të jetë me të vërtetë një tregues nëse ai trend i uljes së të sapodiagnostikuarve që ishte dhe zgjaste gjatë javës së kaluar do të vazhdojë, diçka që është shumë e rëndësishme edhe sa i përket asaj se si do të veprojmë në pjesën e rekomandimit për masat e mëtutjeshme parandaluese, ashtu edhe në pjesën e planifikimit të kapaciteteve spitalore”, tha Filipçe

Postime të ngjashme

E fundit: Në dasëm mund të ftoni sa të doni mysafir, hiqet dhe ora policore

Zekirija Haxhiu

Borisov ulë tonet: Inkuadrimi i Maqedonisë dhe Shqipërisë në BE është strategji e Bullgarisë

Zekirija Haxhiu

Moti i ndryshueshëm, temperatura deri në 26 gradë

Zekirija Haxhiu

Konferencë “Forcimi i sundimit të Ligjit” në Ballkanin Perëndimor: Mjete të vjetra për rregulla të reja?

Zekirija Haxhiu

Fillon regjistrimi në shkollat e mesme

Zekirija Haxhiu

Vazhdim i seancës së 27 të Komisionit për sistem politik

Zekirija Haxhiu

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...