Agjencia Zhurnal.mk
Maqedoni

Ulet numri i rasteve të reja me Kovid-19 dhe i të vdekurve

Shkup, 26 janar – Sipas raportit javor të Institutit të Shëndetit Publik në periudhën nga 18 deri më 24 janar të vitit 2021, gjithsej 11,036 materiale janë testuar në laboratorë në të cilët bëhen testime molekulare dhe testime antigjeni për praninë e Kovid -19, me ulje prej 21.8 për qind krahasuar me javën e kaluar.

Janë regjistruar 1.727 raste të reja pozitive nga 34 qytete në vend me ulje prej 28 për qind krahasuar me javën e kaluar, kumtoi Ministria e Shëndetësisë.

Shumica e rasteve të regjistruara janë nga Shkupi (n = 851; 49.3 për qind), me një incidencë javore – 137.8 / 100,000. Incidenca më e lartë javore prej 190.5 / 100,000 u regjistrua në Kavadar.

Përqindja e pozitivitetit në periudhën e përmendur varion nga 9 në 19 për qind, ose një mesatare prej 14 për qind, që paraqet rënie me dy pikë përqindje krahasuar me javën e mëparshme.

Janë regjistruar persona të infektuar në të gjitha grupmoshat. Grupmosha më e zakonshme është mbi 60 vjeç (n = 507, 29.4 për qind). Numër i madh i pacientëve është regjistruar në njerëz në grupmoshat nga 40 në 49 vjeç (n = 299; 17.3 për qind), nga 50 në 59 (n = 298; 17.3 për qind), nga 30 në 39 vjeç (n = 287; 16.6 për qind), dhe 20 deri në 29 vjet (n = 231; 13.4 për qind). Numri më i ulët u regjistrua në mesin e fëmijëve deri në nëntë vjeç (n = 32; 1.9 për qind) dhe nga 10 në 19 vjeç (n = 73; 4.2 për qind).

Pas marrjes së dy testeve negative për praninë e koronavirusit ose përdorimit të algoritmit të ri, janë rikuperuar 5,084 persona të hospitalizuar ose që trajtohen në shtëpi, që është 12,1 për qind më pak krahasuar me javën e mëparshme.

Janë raportuar 69 vdekje nga 23 qytete, me 12.7 për qind më pak se një javë më parë. Për sa i përket moshës, 55 persona ishin mbi 60 vjeç, 11 persona të moshës 50 deri 59 vjeç, dy persona të moshës 40 deri 49 vjeç dhe një person të moshës 30 deri 39 vjeç.

Raporti i hollësishëm i Institutit të Shëndetit Publik mbi situatën me Kovid-19 për periudhën nga 18 deri më 24 janar, si dhe situata kumulative është publikuar në faqen e internetit të Institutit të Shëndetit Publik.(Zhurnal.mk)

Postime të ngjashme

Pendarovski nuk do t’i nënshkruajë ndryshimet në Kodin Zgjedhor

Z H

Ambasadori çek Toman vizitoi Ministrinë e Bujqësisë

Z H

Zaev: Parlamenti ta mbështesë reformën e administratës

Z H

17 të shëruar dhe 74 raste të reja me Covid, vdesin dy pacientë

Z H

Gërvalla Shvars: Ballkani i hapur nuk është diçka e re, por mund të jetë e rrezikshme

Z H

Shpaloset tabela e rrugës “Jusuf Gërvalla” në Çarshi të Vjetër

Z H

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...