Agjencia Zhurnal.mk
Maqedoni TOP LAJM

Ulet numri i të infektuarve nga Kovid-19, mjekët amë morën protokoll për mjekim me Ivermektin

Shkup, 14 janar – Zhurnal.mk – Ivermektini bëhet i disponueshëm për qytetarët vendas dhe tashmë është në barnatore, megjithëse nuk është në listën pozitive të barnave të mbuluara nga Fondi i Sigurimeve Shëndetësore. Gjithashtu, Kolegjiumi i ekspertëve për Klinikën Universitare për Pulmologji dhe Alergologji dhe kovid-qendrat pranë bllokut të brendshëm, përgatiti mendim për përdorimin e ilaçit Ivermektin te pacientët me Kovid-19. Protokolli u është dërguar dje mjekëve amë përmes Odës së Mjekëve,

Oda e Mjekëve do të organizojë leksion onlajn për mjekët amë në të gjithë vendin për të shpjeguar më tej protokollet, ndërsa javën e ardhshme Oda e Mjekëve do të organizojë një onlajn diskutim me mjekët klinikët për përdorimin e ilaçit.

Sipas të dhënave të raportit javor të Institutit për Shëndet Publik për periudhën prej datës 4 deri më 10 janar, gjithsej 13.022 materiale janë testuar në laboratorit në të cilat zbatohet testimi molekular dhe testimi i antigjenit për prezencën e SARS-CoV-2, që është një rritje prej 20,8 për qind në krahasim me javën e kaluar.

Në 24 orët e kaluara, nga 2543 teste të bëra, janë regjistruar 477 raste të reja të Kovid-19, 10 persona të vdekur të moshës 47 deri 88 vjeç, të gjithë të vdekur në kushte spitali dhe 331 pacientë të shëruar.

Nga të sapoinfektuarit 221 janë nga Shkupi, 27 nga Kumanova, Dibra-1, Shtipi-13, Prilepi-24, Tetova-12, Struga-3, Velesi-7, Manastiri-15, Ohri-17, Kavadari-20, Gostivari-18, Gjevgjelia-5, Strumica-20, Kriva Pallanka-6, Radovishi-6, Krusheva-5, Koçani-4, Probishtip-3, Makedonski Brod-2, Pehçevë-3, Berovë-7, Vallandovë-2, Vinicë-4, Dellçevë-8, Kratovë-2, Shëni Nikollë-3, Kërçovë-7, Resnjë-10, Negotinë-2.

Në repartet infektive në vend trajtohen 725 pacientë me Kovid-19, në qendrat kovid në Shkup për 24 orë janë hospitalizuar 23 pacientë, me çka gjithsej mjekohen 315 persona. Në qendrat kovid në vend ka rreth 600 shtretër spitalorë të zbrazët.

Numri i përgjithshëm i të diagnostikuarve me kovid në vendin tonë që nga fillimi i epidemisë është 87590, numri i pacientëve të shëruar 68695, i vdekjeve 2657, kurse numri i rasteve aktive është 16238.

Postime të ngjashme

Berisha: Ndalni tërbimin e policisë kundër protestuesve paqësorë shqiptarë në Shkup

T E

Mariçiq: Kjo është një ditë e madhe për shtetin ligjor dhe për sundimin e së drejtës

T E

Spasovski: Hetimi duhet të dëshmojë ku është lëshimi dhe nëse dikush i ka ndihmuar Mijallkovit

T E

Zhurnal mëson / BDI nesër mbledh kryesinë në Reçicë të Vogël

Bexhet Musliu

Todorov i drejtohet Mickoskit: Ik, derisa unë luftoja kundër Zaevit ti ndërtoje hidrocentrale

T E

Arjanit Hoxha takim pune me kolegun e tij turk, Bekir Pakdemirli

Bexhet Musliu

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...