Agjencia Zhurnal.mk

Ulet për të tretën ditë radhazi numri i të vdekurve nga COVID-19 në Itali, rreth 170 mijë të infektuar

Në Itali në 24 orët e fundit kanë humbur jetën 525 si pasojë e pandemisë së koronavirusit. Edhe pse me ritme të ulëta, kjo është dita e tretë radhazi që numri i viktimave në vend fqinj vijon të ulet krahasuar me 577 që ishin në ditë më parë.

Deri në këto momente numri i viktimave në Itali nga Covid-19 ka arritur në 22 170, ndërkohë që të infektuarit kanë shkuar 168 941. Lajme të mira vijnë për personat e rinj të prekur nga pandemia të cilët vazhdojnë të jenë më pak nga dita në ditë. Në 24 orë u regjistruan 3789 raste të reja me COVID-19.

Në Lombardi që është dhe rajoni më i prekur në Itali në 24 orët ë fundit kanë ndërruar jetë 231, duke e çuar në 11.608 të vdekur. Ndërkohë që në terapi intensive ndodhen 1.032 pacientë dhe të shtruar janë gjithsej 11.356.

Marketing 2/1

Marketing 2/2

Marketing 2/1

Marketing 2/2

T E

Lajmet e fundit

Loading...