Bota Maqedoni

Ulja e dioksidit të karbonit: BE dakord për një transport më efikas

Zhurnal Ads

Shkup, 8 shtator – Transporti europian duhet të bëhet më efikas dhe të punojë drejt uljes së emetimeve të gazrave serrë, ranë dakord sot ministrat e Transportit të Bashkimit Europian, në një konferencë të mbajtur në Hamburg.

“Europa duhet të vendosë ritmin për një trafik të pastër detar”, tha ministri gjerman i Transportit, Andreas Scheuer.

“Karburantet e përdorura në transportin detar do të luajnë një rol qendror në teknologjinë e re”, shtoi ai, duke e treguar gazin natyror të lëngshëm (LNG) si një mundësi të mirë tani për tani.

Scheuer e përshkroi LNG-në si një teknologji tejkaluese, që do të ulë emetimet e dyoksidit të karbonit me 20 %.
Sipas Ministrisë gjermane të Transportit, transporti detar përbën rreth 90 % të tregtisë së jashtme të Bllokut dhe 40 % të transportit të mallrave brenda tij.

Postime të ngjashme

SASHK kërkon kompensim për mësimdhënësit, MASH: Presim të bëhen llogaritjet e orëve shtesë

T E

Pas Gjermanisë, edhe Çekia e Ukraina shënojnë rekorde të rasteve ditore të koronavirusit

admin

Peruja bëhet me presidentin e tretë, në më pak se një javë

S.B.
duke ngarkuar....

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read more...