Agjencia Zhurnal.mk.

Ulja e TVSH-së për energjinë elektrike në seancë plenare

Shkup, 15 korrik – Kuvendi sot, në kuadër të vazhdimit të seancës së 45-të, do të votojë për Projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për vlerën e shtuar, me procedurë të shkurtuar, me të cilin parashikohet ulje e TVSH-së për energjinë elektrike nga 18 në 5 për qind.

Ndryshimet ligjore propozohen nga Qeveria dhe ato parashikojnë që ato të zbatohen nga 1 korriku.

Në seancën e 45-të, deputetët do të diskutojnë për Projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për personat e paregjistruar në Librin amë të të lindurve, në procedurë të shkurtuar, Projektligjin për plotësimin e Ligjit për veprimtari kërkimore shkencore, Projektligjin e plotësuar për ndryshimin dhe plotësimin e Ligji për arsimin e lartë, propozimi plotësuar i Ligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për kujdesin shëndetësor në lexim të dytë, si dhe për Projektligjin për ndërmjetësim në leximin e parë.

Related posts

 Zbulohen kandidatët për deputetë të “Frontit Europian”, mes tyre Arbana Pasholli, Ilire Dauti e Fatmire Isaki

Xh M

Ndërroi jetë kryetari i parë i Komunës së Tetovës

Xh M

VLEN hap shtabet në Zhelinë dhe Saraj

Redaksia

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy