Agjencia Zhurnal.mk
Maqedoni

Ulja e vdekshmërisë në periudhën perinatale është për shkak të investimeve të mëdha në këtë segment

Shkup, 28 dhjetor – Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe sot e vizitoi Klinikën për Gjinekologji dhe Obstetrikë në Njësinë e kujdesit intensiv, ku trajtohen foshnjat e lindura para kohe.

Siç kumtoi Ministria e Shëndetësisë, në një bisedë me drejtoreshën e klinikës, Viktorija Jovanovska dhe shefen e Njësisë, Renata Dimitrioska, Ministri u informua se në raportin e vitit 2020 shënohet rënie e ndjeshme e vdekshmërisë te foshnjat e porsalindura, të mjekuar në njësinë e kujdesit intensiv.

Duke shikuar disa vite mbrapa, në vitin 2016 ishte 25 për qind, në vitin 2017 – 21 për qind, në vitin 2018 16 për qind, ndërsa në vitin 2019 12 për qind, ndërsa këtë vit dhjetë për qind, të gjithsej foshnjave të trajtuara në njësinë e kujdesit intensiv.

“Ulja e vdekshmërisë në periudhën perinatale është për shkak të investimeve të mëdha të bëra në tre vitet e fundit në këtë segment të kujdesit shëndetësor – në pajisje, edukim dhe zgjerim të ekipeve profesionale të njësisë së kujdesit intensiv të Klinikës Gjinekologjike dhe Obstetrike”, qëndron në kumtesën nga Ministria resore.

Sipas raportit të fundit të UNICEF-it, vendi renditet në mesin e tre vendeve më të mira në botë me rënien më të madhe të niveleve të vdekshmërisë te foshnjat e porsalindura.

Postime të ngjashme

Strugë, lagja “Lugina e Gëzuar” kërkon strehim social

Bexhet Musliu

Kumanovë, librat me përmbajtje ofenduese, Shabani: Ka filluar me punë komisioni

Bexhet Musliu

Nesër protestë për rastin „Monstra“, mbyllen disa rrugë në kryeqytet

T E

Edhe Lëvizja BESA mund të braktisë anijen e Zaevit?!

Bexhet Musliu

Ambasadori i Kosovës në Shkup i dorëzoi mirënjohje drejtorit të AZGJ-së, Ylber Sela

T E

Ziberi paralajmëron masa të reja, lloji britanik i virusit merr hov në vendin tonë

T E

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...