Agjencia Zhurnal.mk

Ulja në tryezë me Gjiknurin, Edmond Spaho tregon prapaskenat: Ja pse pranuam, në lojë dhe ndërkombëtarët

Tiranë, 15 janar – Ish-kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Edmond Spaho ka folur sot në lidhje me takimit e zhvilluar mes opozitës dhe maxhorancës, që u arrtit konsensusi parë për Reformën Zgjedhore. I ftuar këtë mengjes në emisionin “Abc-ja e mëngjesit”, Spaho u shpreh se marrëveshja është arritur me ndërmjetësimin e ndërkombëtarëve.

Ai shtoi se gjatë negociatave kanë qenë të informuar ambasadorët e SHBA, BE dhe ai i Britanisë së Madhe. “Për mua nuk ka rëndësi si kanë komunikuar ndërkombëtarët. Në negociatën ndërmjet dy palëve, madje në prononcimin që bëri Basha dje, falenderoi ambasadën e SHBA, BE dhe Britanisë që kanë luajtur rolin e vet. Se me kë kanë komunikuar ata nga krahu tjetër nuk di të them. Por kjo marrëveshje në krahun e opozitës është disktuar”, u shpreh ish-kreu i grupit.

Më tej u shpreh se opozita ka një qëllim të qartë me uljen në këtë tryezë, atë të zgjedhjeve të parakohshme, por tregoi pse ishte pranuar ulja në tryezë me Damian Gjiknurin. “Ne e kemi kontestuar Gjiknurin si kryetar të Refomës Zgjedhore, kemi kërkuar me dokumentin prej 5 pikash një tryezë ndërmjet palëve dhe çdo njëra palë zgjedh përfaqësuesit e vet, ne nuk mund ti diktojmë krahut tjetër se me kë do përfaqësohet”, tha Spaho.

Opozita dhe maxhoranca kanë arritur sot në konsensus për Reformën Zgjedhore. Palët kanë rënë dakord që reforma të bëhet me konsensus dhe të ‘nxirret’ nga Kuvendi, për të marrë pjesë dhe opozita jashtëparlamentare. SHBA, BE dhe OSBE kanë mbeshtetur këtë tryezë duke thënë se me bashkëpunim të vitjohet deri në fund. I kënaqur me opozitën është shfaqur dhe Rama.

Marketing 2/1

Marketing 2/2

Marketing 2/1

Marketing 2/2

XH.I

Lajmet e fundit

Loading...