Maqedoni

Ulje për 50% e çmimeve për testim për Covid-19 në institucionet publike të shëndetësisë

Zhurnal Ads

Shkup, 24 shtator, zhurnal.mk – Fondi i shëndetësisë në Maqedoni do të ulë çmimet për testimet për COVID-19. Në vend të 3.600 sa kanë paguar personat që janë testuar në institucionet publike të shëndetësisë, tani do të duhet të paguajnë 1.850 denarë.

Siç thonë nga Fondi për “sdk.mk”, ulja e çmimit do të bëhet për shkak të harxhimeve më të vogla për materialin mjekësor dhe materialeve tjera, si dhe rritjes së numrit të testimeve në vendin tonë.

“Duke pasur parasysh gjendjen momentale në lidhje me pandeminë dhe nevojën për rritje të numrit të pacientëve që duhet të testohen, si dhe kyçjen e laboratorëve privat që e bëjnë këtë shërbim, Komisioni për çmime ka bërë revizion të çmimi ekzistues. Bordi drejtues i Fondit ka sjellë vendim për shërbime të reja për detektimin e COVID-19”, thonë nga Fondi.

Ata shtojnë se gjatë formimit të çmimit për testime është bërë analizë nga të dhënat e harxhimeve nga laboratorët privat, Instituti për Shëndet Publik dhe ASHAM.

Nga Fondi presin që ulja e çmimeve referuese në shëndetësinë publike, do t’i ulë çmimet edhe në laboratorët privat, tek të cilët për një testim për COVID-19 paguhet prej 3500 deri 4000 denarë, ndërsa kur kërkohen rezultate të shpejta paguhet deri në 9000 denarë.

Postime të ngjashme

FMN: Këtë vit rënie e BPV-së në Maqedoninë e Veriut prej 5.4 përqind

XH,I

Tejkalimi i paragjykimeve, sfidë për gjeneratën e re në Maqedoninë e Veriut

admin

Ekspertët: Marihuana ka pasoja negative, interesi i popullit është para interesave shtetërore

XH,I
duke ngarkuar....

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read more...