Agjencia Zhurnal.mk
Bota

Ulqin, shpimet për naftë dhe gaz në bregdetin turistik

Këto ditë nisi procesi i shpimit në bregdetin e Ulqinit për gjetjen e naftës dhe gazit, gjë e cila shkaktoi reagime dhe shqetësime të dukshme tek ambientalistët, shoqëria civile dhe tek banorët e qytetit.

Shpimet për hidrokarbure po bëhen vetëm dhjetëra kilometra larg bregut të detit, ku sipas tyre, rrezikohen resurset e pasura natyrore e posaçërisht turizmi i kësaj zone.

Përfaqësuesja e shoqërisë civile në Ulqin, zonja Zenepe Lika vuri në dukje se strategjia zhvillimore e Malit të Zi dhe posaçërisht e Ulqinit është e bazuar në zhvillimin e turizmit.

“Strategjia zhvillimore e Malit të Zi është e bazuar në zhvillimin e turizmit. Për këtë arsye nuk përputhen këto dy gjëra: shpimet dhe platformat e naftës me turizmin elitar siç pretendon gjithë këto vite Mali i Zi”, tha zonja Lika.

Kjo veprimtari në bregdetin e Ulqinit, sipas analistit Mustafa Canka është shkatërruese dhe rrezikon mirëqenien ekonomike të këtij qyteti.

“Bëhet fjalë për një projekt shkatërrues, i cili sjell në pikëpyetje mirëqenien tonë në këto hapësira, detin e bukur të Ulqinit si dhe ekonominë tonë, kryesisht zhvillimin e turizmit”, tha Canka.

Zonja Lika, vë në dukje, se Mali i Zi nuk është në gjendje të reagojë në mënyrën e duhur ndaj avarive të mundshme gjatë shpimit në det.

“Duhet të theksojmë se edhe kapacitetet e resurseve teknologjike dhe njerëzore të Malit të Zi janë të varfër dhe nuk janë në gjendje të reagojnë ndaj ndonjë avarie të mundshme në det”, tha zonja Lika.

Ndërkaq, Drejtoria e Hidrokarbureve në Mal të Zi ka bërë të ditur se gjatë hulumtimit, shpimit dhe eksplorimit të mundshëm të naftës dhe gazit, shteti ka parashikuar implementimin e standardeve më të larta nga aspekti i mbrojtjes së njerëzve dhe të ambientit. /VOA

Kjo drejtori e vlerësoi lartë kompaninë italo-ruse “Eni Novitek” dhe shprehen optimiste se shpimet në këtë zonë do të përfundojnë me sukses.

Postime të ngjashme

Gjermania kundërshton propozimin e mbështetur nga SHBA-ja për të hequr dorë nga patentat për vaksinat kundër KOVID-19

N E

Në Francë nga 12 maji të gjithë qytetarët pa dallim moshe kanë të drejtë të aplikojnë për t’u vaksinuar

N E

Ish-presidenti i Maldiveve plagoset në një shpërthim

N E

Qetësohet situata në ishullin e Jersey, anijet luftarake Franceze dhe Britanike tërhiqen

N E

Presidenti Slloven: E dimë nga përvoja se ndryshimet e kufijve në këtë pjesë të Evropës nuk zhvillohen pa flijime

N E

Dendias: SHBA do të ishin partneri ideal për të bindur Turqinë të pranojë Konventën e Detit

N E

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...