Sport

Umtiti do të largohet nga Barça, katër opsione për mbrojtësin francez

Zhurnal Ads

Samuel Umtiti pritet të largohet nga Barcelona gjatë ditës së sotme kur është edhe fundi i afatit kalimtar të verës.

Mbrojtësi francez ka vuajtur vitin e fundit për shkak të lëndimeve dhe është paraqitur shumë pak për Barcelonën.

Trajneri Ronald Koeman nuk e ka në planet e veta dhe Barcelona po diskuton shitjen e tij.

Katër është numri i skuadrave që kanë shprehur interesim për të me të ardhmen e francezit e cila është mes Ligue 1 dhe Serie A.

Ish-skuadra e tij Lyon mbetet favoriti kryesor për të nënshkruar me Umtitin, por ai kërkohet edhe nga Rennes.

Ndërkohë dy opsionet tjera janë në Serie A ku Roma dhe Napoli janë në garë për t’i fituar shërbimet e tij.

Barcelona po kërkon 25 milionë euro që ta lë të lirë qendërmbrojtësin kampion bote me Francën.

Por nëse nuk vije ndonjë ofertë e tillë, atëherë Barça do të lejonte edhe huazimin e tij tek ndonjëra skuadër me opsion blerje. /Telegrafi/

Postime të ngjashme

Maradona do operohet në kokë

T E

Van Dijk: Do të kthehem më i mirë, më në formë dhe më i fortë

admin

Koeman publikon listën e lojtarëve të ftuar për El Clasico

admin
duke ngarkuar....

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read more...