Agjencia Zhurnal.mk
Kosovë

UNDP dhe UNV mbështesin Agjencinë e Shoqërisë së Informacionit me mjete dixhitale për të avancuar teknologjinë e tyre informative

COVID-19 ka sjellë një valë të re të transformimit dixhital, duke rritur nevojën për transferim të shpejtë në teknologjitë dixhitale. Institucionet në mbarë botën po u drejtohen zgjidhjeve dixhitale për punën dhe operacionet e përditshme. Distancimi fizik si një nga masat parandaluese për përhapjen e pandemisë, së bashku me kapacitetin e kufizuar Teknik, po sfidojnë aftësinë e institucioneve për të kryer plotësisht detyrat dhe përgjegjësitë e tyre.

Duke marrë parasysh pandeminë, është shumë e rëndësishme që Agjencia e Shoqërisë së Informacionit (AShI) e cila është përgjegjëse për funkcionimin e rrjetit institucional të TI-së, të vazhdoj mandatin pandërprerje që institucionet të kenë mundësi t’i ofrojnë qytetarëve shërbime gjithëpërfshirëse.

Pikërisht për të përmirësuar infrastrukturën dixhitale, UNDP dhe UNV pajisën AShI-në me vegla dhe pajisje të TI-së ( altoparlantë për konferenca, TV, kufje, laptopë, uebkamera HD, kamera për konferenca) që do të garantojnë që proceset jetike institucionale të vazhdojnë punën pandërprerje duke siguruar kështu funkcionalitetin e e institucioneve qeverisëse.

Ky kontribut është pjesë e projektit të përbashkët të UNDP-së dhe UNV-ve “Support Kosovo Institutions with swift and innovative solutions to contain the spread of COVID-19 pandemic” financuar nga “The UN COVID-19 Response and Recovery Multi-Partner Trust Fund (COVID-19 MPTF)”, i lansuar nga Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara.

Postime të ngjashme

Zgjedhjet 2021, diaspora me numrin më të madh të votave në katër palë zgjedhjet e fundit

T E

S’ka shpjegim pse u tërhoq urdhërarresti ndaj Radoiçiqit

T E

Osmani takohet me Lajçakun nesër

T E

Osmani dhe ambasadori turk flasin për krijimin e institucioneve të reja

S.B.

Drecun: Lajçaku po përpiqet të bjerë dakord për vazhdimin e dialogut

S.B.

Baraliu ka dhënë rezultatin “final” të deputetëve që do të kenë subjektet politike

S.B.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...