Agjencia Zhurnal.mk

UNDP kërkon mbështetje për ballafaqim me Kovid-19 në vendet e rrezikuara

Shkup, 30 mars – Kriza në rritje me Kovid-19 është kërcënim i pabarabartë për vendet në zhvillim, jo ​​vetëm në shëndetin publik në afatshkurtër, por si krizë serioze sociale dhe ekonomike në muajt dhe vitet e ardhshme. Të ardhurat e humbura në vendet në zhvillim pritet të tejkalojnë 220 miliardë dollarë, ndërsa gati gjysma e të gjitha vendeve të punës në Afrikë mund të humbasin. Për vlerësimin e 55 për qind të popullsisë globale që nuk ka qasje në mbrojtje sociale, këto humbje do të nxiten nëpër shoqëri, duke prekur arsimin, të drejtat e njeriut dhe, në rastet më të këqija, ushqimin, konsiderojnë nga UNDP.

Sipas kësaj organizate, ky problem mund edhe më shumë të përkeqësohet nga rritja e vrullshme e numrit të sëmurëve, pasi 75 për qind e njerëzve në vendet më pak të zhvilluara kanë mungesë të qasjes në sapun dhe ujë.

“Kjo pandemi është krizë shëndetësore. Por, nuk është thjesht krizë shëndetësore. Në pjesën më të madhe të botës, pandeMEDIAL do të lërë plagë shumë të thella”, tha Akim Shtajner, administratori i Programit të Kombeve të Bashkuara për Zhvillim (UNDP).

Pa mbështetjen e bashkësisë ndërkombëtare ne rrezikojmë kthim mbrapa masivë në përparimin e bërë gjatë dy dekadave të fundit si dhe një gjeneratë të tërë të humbur, nëse jo jetë, atëherë në të drejtat, mundësitë dhe dinjitetin, thuhet në kumtesën e UNDP-së.

Në planin afatgjatë, UNDP do të punojë me vendet për të vlerësuar ndikimet sociale dhe ekonomike të Kovid-19 dhe do të marrë masa urgjente për të minimizuar dëmin afatgjatë, veçanërisht për grupet e rrezikuara dhe të margjinalizuara, në mënyrë që shoqëritë të mund të shërohen më mirë.

Duke punuar në koordinim të ngushtë me Organizatën Botërore të Shëndetësisë (OBSH), UNDP ndihmon vendet që të përgatiten, t’i përgjigjen dhe shërohen nga pandeMEDIAL e Kovid-19, me fokus të veçantë në kategoritë më të rrezikuara të qytetarëve. UNDP tashmë është duke punuar për të mbështetur shëndetin në Bosnje dhe Hercegovinë, Kinë, Xhibuti, El Salvador, Eritrea, Iran, Kirgistan, Madagaskar, Nigeri, Paraguai, Panama, Serbi, Ukrainë dhe Vietnam.

Tashmë është krijuar Fond i reagimit të shpejtë i udhëhequr nga UNDP, i financuar nga burimet ekzistuese dhe 20 milion dollarë shtesë. Ky fond ndan mjete përmes mekanizmit të përshpejtuar që i mundëson ekipit të UNDP të sigurojë ndihmë emergjente për shtetet në mbështetje të masave shtetërore të menaxhimit të krizave. UNDP parashikon se do të duhet të paktën 500 milion dollarë për të mbështetur 100 vende.

Marketing 2/1

Marketing 2/2

Marketing 2/1

Marketing 2/2

R ZH

Lajmet e fundit

Loading...