Agjencia Zhurnal.mk
Kosovë

UNDP me katër shtete evropiane ndihmon Kosovën me 12 mijë teste për COVID-19

Qeveria e Dukatës së Madhe të Luksemburgut, ajo e Zvicrës, e Norvegjisë dhe e Austrisë, në partneritet me Programin e Kombeve të Bashkuara për Zhvillim (UNDP) në Kosovë, vazhdojnë të ndihmojnë Kosovën me pajisje për testim të COVID-19.

Në një njoftim nga UNDP-ja bëhet e ditur se në donacionin e fundit, që iu dorëzua Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK) dhe Ministrisë së Shëndetësisë, janë 24 pako të PCR UNIVERZAL/VIRAL për grumbullimin e mostrave që përmbajnë 12.000 copë teste.

“Pandemia ka zhvendosur fokusin e UNDP-së dhe partnerëve të saj afatgjatë për të luftuar COVID-19. Që nga shpërthimi i pandemisë, me kontributin bujar të partnerëve zhvillimorë, ne kemi pasur mundësinë që në vazhdimësi të mbështesim institucionet e Kosovës për të tejkaluar këtë sfidë të fundit globale. Ne kemi punuar pa ndërprerë për të reduktuar dhe parandaluar përhapjen e mëtejshme të pandemisë, duke qëndruar së bashku me popullin e Kosovës në këto kohë të vështira. Ky donacion i pajisjeve të testimit rikonfirmon partneritetin tonë të përbashkët, të palëkundshëm dhe të vazhdueshëm me institucionet shëndetësore, besimin se ne jemi më të fuqishëm së bashku në luftën kundër COVID-19 dhe është një tjetër shembull i shkëlqyeshëm i një përgjigje efektive ndaj krizës”, thuhet në njoftimin e UNDP-së.

Që nga shpërthimi i COVID-19, UNDP-ja në Kosovë, si Agjenci kyçe e Ekipit të OKB-së në Kosovë (UNKT), është duke mbështetur qytetarët dhe institucionet e Kosovës që të përgatiten, t’i përgjigjen dhe të rimarrin veten nga pandemia duke u përqendruar veçanërisht në më të prekurit.

“Ne kemi zhvendosur me nguti fokusin, duke reaguar me shpejtësi dhe efikasitet dhe duke riorientuar programin tonë për të ndihmuar përpjekjet e Kosovës për të ndaluar përhapjen e virusit, mbrojtjen e njerëzve nga pandemia dhe ndikimet negative gjatë shpërthimit dhe për të ndihmuar në ripërtëritjen ekonomike dhe sociale në muajt në vazhdim”, thuhet më tej në njoftim.

Postime të ngjashme

Kurti: Dialogu me Serbinë duhet të përgatitet mirë

T E

Në QNR nis rinumërimi i votave të AAK-së, të pranishëm edhe hetues të prokurorisë

T E

Spitali pa vitaminë C

T E

Nga këto komuna janë 587 rastet e reja me COVID-19

S.B.

Pas vendimit të PZAP-së për rinumërim të votave, reagon Haradinaj- Stublla

S.B.

BE: Dialogu për 10 vjet ka sjellë ndryshime të qarta

S.B.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...