Agjencia Zhurnal.mk
Maqedoni

UNFPA: Vetëm 71% e shteteve garantojnë qasje drejt mbrojtjes së plotë shëndetësore për nënat

Shkup, 14 prill – Zhurnal.mk – Në Raportin e Fondit të Kombeve të Bashkuara për popullatën – UNFPA për Gjendjen e popullatës botërore për vitin 2021, publikuar sot, ceket se pothuajse gjysmës së grave në 57 shtete në zhvillim u mohohet e drejta për të vendosur nëse do të kërkojnë mbrojtje shëndetësore, nëse do të kenë marrëdhënie seksuale me partnerët e tyre apo të përdorim kontraceptim.

Siç kumtuan nga Zyra e UNFPA-së në Shkup, për herë të parë një raport I Kombeve të Bashkuara fokusohet në autonominë trupore.

“Fuqia dhe mundësia vetë të bëni zgjedhje për trupin tuaj, pa pasur frikë nga dhuna apo dikush tjetër të vendosë për ju. Mungesa e autonomisë trupore ka pasoja të mëdha ndaj grave dhe vajzave, që I tejkalojnë madje edhe shkeljet më serioze përmes: uljes potenciale të produktivitetit ekonomik, uljes së efektiviteteit të shkathtësive të tyre, si dhe me vendosjen e shpenzimeve shtesë për mbrojtjen shëndetësore dhe sistemet gjyqësore”, thonë nga UNFPA.

Përmes këtij raporti UNFPA e matë fuqinë e grave për të sjellë vendime për trupat e vet, si dhe shkallën deri në të cilën ligjet e shteteve e mbështesin apo përzihen në të drejtën e gruas për t’I sjellë këto vendime.

Të dhënat tregojnë për ekzistimin e lidhjes së fuqishme mes fuqisë së sjelljes së vendimeve dhe niveleve më të larta të arsimit.

Raporti tregon se në shtetet ku janë të kapshme të dhënat, vetëm 55 për qind e grave posedojnë fuqi të plotë për të bërë zgjedhje të veta nga aspekti I mbrojtjes shëndetësore, kontraceptimit, si dhe të mund të refuzojnë marrëdhënie seksuale.

“Vetëm 71 për qind e shteteve garantojnë qasje drejt mbrojtjes së plotë shëndetësore për nënat. Vetëm 75 për qind e shteteve miratuan kornizë legale me të cilën sigurohet qasja e plotë, e barabartë drejt mjeteve kontraceptive. Vetëm rreth 80 për qind e shteteve miratuan ligje për mbështetje të shëndetit seksual dhe mirëqenies. Vetëm rreth 56 për qind e shteteve miratuan ligje dhe politika të cilat e mbështesin arsimin gjithpërfshirës seksual”, thuhet në raportin e UNFPA-së.

“Fakti që pothuajse gjysma e grave ende nuk mund vetë të vendosin për atë nëse të kenë apo jo marrëdhënie seksuale, nëse do të përdorin mjete kontraceptive apo do të kërkojnë mbrojtje shëndetësore, duhet të na hidhërojë të gjithëve”, thotë drejtoresha ekzekutive e UNFPA-së, Natalia Kanem.

Postime të ngjashme

Takimi i dytë i Osmanit dhe Stoevit në Antalia

Dafina Vidishiqi

PDSH me Sadi Bexhetin synon fitoren në Tetovë

Dafina Vidishiqi

Komuna e Jegunovcës pa menaxhim me mbeturinat, në hyrje të fshatrave ju “mirëpresin” deponitë e egra

Dafina Vidishiqi

ESHS-Maqedoni: Vitin e kaluar kanë vdekur 25.775 persona, 10.9 përqind prej tyre nga coronavirusi

Dafina Vidishiqi

Prizreni dhe Tetova do të lidhen me tunel!

Dafina Vidishiqi

BE heq zyrtarisht kufizimet për qytetarët e Maqedonisë e Veriut (VIDEO)

Dafina Vidishiqi

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...