Agjencia Zhurnal.mk

UNHCR apelon për veprim ndaj krizës së refugjatëve në Amerikën Veriore

Agjencia e OKB-së për Refugjatë (UNHCR) u bëri thirrje të gjitha vendeve për të vepruar pasi në mediat sociale u bë virale një foto që tregonte një baba dhe të bijën e tij të cilët ishin mbytur në përpjekje për të kaluar në SHBA përmes lumit Rio Grande, transmeton Anadolu Agency (AA).

Fotoja e Oscar Alberto Martinez Ramirez dhe të bijës së tij, Valeria, tregonte Valerian që përqafonte babain e saj ndërsa ishin të shtrirë të vdekur me fytyrë poshtë në baltë.

UNHCR-ja bëri thirrje që të gjitha vendet e rajonit të ndërmarrin hapa të menjëhershme dhe të koordinuara për të parandaluar tragjeditë e mëtejshme si kjo e fundit.

“UNHCR-ja po ashtu ka ofruar propozime për mënyrat për të përmirësuar dhe përforcuar procesuimin e azilkërkuesve në SHBA, duke përfshirë kushtet e ndalimit”, thonë nga UNHCR-ja.

Nga UNHCR-ja po ashtu kujtuan se 4 vjet më parë pasi bota ishte dëshmitare e trupit të pajetë të fëmijës refugjat sirian, Alan Kurdi, në brigjet e Mesdheut, “përsëri jemi përballur me prova të fuqishme vizuale të njerëzve që vdesin gjatë udhëtimeve të tyre të rrezikshme përtej kufijve”.

“Vdekjet e Oscarit dhe Valerias paraqesin një dështim për të trajtuar dhunën dhe dëshpërimin që i shtyjnë njerëzit të bëjnë udhëtime të rrezikshme për perspektivën e një jete në siguri dhe dinjitet”, tha Filippo Grandi, komisioner i lartë i OKB-së për refugjatët.

Marketing 2/1

Marketing 2/2

Marketing 2/1

Marketing 2/2

Z H

Lajmet e fundit

Loading...