Bota Maqedoni

UNHCR: Gjysma e fëmijëve refugjatë janë jashtë shkollave përshkak pandemisë

Zhurnal Ads

Shkup, 3 shtator – Zhurnal.mk – Nëse bashkësia ndërkombëtare nuk ndërmerr masa emergjente dhe të guximshme për t’iu kundërpërgjigjur efekteve katastrofave të KOVID-19 mbi arsimimin e refugjatëve, do të ulen mundësitë që të shfrytëzohet potenciali i miliona refugjatëve të rinj të cilët jetojnë në bashkësitë më të rrezikuara në botë, bën të ditur Agjencia e KB-ve për Refugjatë – UNHCR në raportin e publikuar sot me titull: “Së bashku për arsim për refugjatët“.

Të dhënat në raportin janë mbështetur në numrat e përgjithshëm të regjistrimeve në vitin shkollor 2019. Ndonëse fëmijët nga të gjitha vendet kanë vështirësi në arsimin si pasojë e KOVID-19, fëmijët refugjatë janë veçanërisht të rrezikuar. Mundësia që të mos ndjekin shkollë para pandemisë ka qenë dyfish më e madhe për fëmijët refugjatë sesa për fëmijët të cilët nuk janë refugjatë. Shumica e tyre nuk do të mund të vazhdojnë me nxënien për shkak të shkollave të mbyllura, pamundësia që t’ia lejojnë vetes pagesat, uniformat ose librat, moskapshmëria e teknologjive ose meqë duhet të punojnë për t’u përkujdesur për familjen e tyre.

“Gjysma e fëmijëve refugjatë në botë tashmë janë jashtë shkollave. Pas gjithë asaj që kanë kaluar, nuk mund t’ua marrim të ardhmen me atë që do t’ua marrim arsimin sot. Përkundër sfidave të mëdha të pandemisë, me mbështetje më të madhe ndërkombëtare për refugjatët dhe bashkësitë që i kanë pranuar mund t’i zgjerojmë mënyrat inovative në mënyrë që të mbrojmë përfitimet kritike në arsimimin e refugjatëve nga vitet e fundit”, deklaroi Filipo Grandi, komisari i lartë i KB-së për refugjatë.

Pa mbështetje të rritur, do të humben përfitimet e qëndrueshme dhe të përvetësuara me vështirësi në raport me regjistrimet në shkolla, universitetet dhe entet teknike dhe profesionale arsimore, në disa raste edhe përgjithmonë, me mundësi që t’i cenojnë përpjekjet për të arritur qëllimin numër 4 për zhvillim të qëndrueshëm, të sigurohet arsim gjithëpërfshirës dhe i barabartë i kapshëm për të gjithë.

Për herë të pare në vitin shkollor 2019/2020 shtatë fëmijë kërkues të azilit nga Siria, Afganistani dhe Pakistani u regjistruan në arsimin fillor në gjuhën maqedonase në shkollën locale në Shkup. Zyra e UNHCR-së Shkup bën të ditur se do të sigurojë dhe do të vazhdojë së siguruari mbështetje për shkollën që, bashkë me prindërit dhe fëmijët, siç bën të ditur, i pranon me zemërgjerësi shtatë fëmijët, duke shtuar se ky është një shembull i shkëlqyeshëm për përfshirjen e personave që ikin nga konflikti dhe të cilët në vendin tonë kanë qenë gjetur vend të sigurt.

Ambasadori i Fondacionit Vodafone dhe UNHCR-ja për Instant-rrjetin e programeve shkollore, Mohamed Sala, në raportin thekson se sigurimi i arsimit cilësor sot do të thotë më pak varfëri dhe vuajtje nesër.

“Nëse të gjithë nuk e luajnë rolin e tyre, gjeneratat sot do të përballem me një të ardhme të errët. Por, nëse punojmë si ekip, të bashkuar, mund t’ua japim mundësinë për ardhmëri dinjitoze që e meritojnë. Të mos e lëshojmë këtë mundësi”, shprehet Sala.

Të dhënat në raportin për vitin 2019 janë marrë nga 12 vende që kanë pranuar më shumë se gjysmën e fëmijëve refugjatë në botë. Derisa shkollat fillore numërojnë 77 për qind të regjistruar, vetëm 31 për qind vazhdojnë shkollimin e mesëm. Në arsimin e lartë, nga ana tjetër, regjistrohen vetëm 3 për qind e refugjatëve të rinj.

“Shumë larg mesatareve globale, këto statistike, megjithatë, paraqesin përparim. Në shkollë të mesme numri i fëmijëve të saporegjistruar refugjatë është rritur për dhjetëra mijëra; me 2 për qind rritje vetëm në vitin 2019. Sidoqoftë, pandemia e KOVID-19 kërcënohet t’i anulojë këtë dhe përfitimet tjera të rëndësishme. Për vajzat refugjate, ky kërcënim është veçanërisht i keq. Ato tashmë kanë qasje më të vogël deri te arsimimi krahasuar me djemtë, me mundësi gjysmë më të vogël për t’u regjistruar në shkollë të mesme”, qëndron në raportin e UNHCR-së.

Fondi “Malala” vlerëson se gjysma e vajzave refugjate të moshës shkollare nuk do të kthehen në bankat pasi të rihapen shkollat këtë muaj. Për vendet ku numri i regjistrimit të vajzave refugjate ka qenë më i vogël se 10 për qind, ekziston rreziku se do të çregjistrohen përgjithmonë.

Komisari i UNHCR-së Grandi bën të ditur se është veçanërisht i brengosur për ndikimin te vajzave refugjate. Jo vetëm që arsimimi është e drejtë e njeriut, shprehet ai, por edhe mbrojtja dhe përfitimet ekonomike nga arsimi i vajzave refugjate, familjeve dhe bashkësive të tyre janë të qarta.

“Bashkësia ndërkombëtare thjeshtë nuk mund t’i lejojë vetes që të mos ua sigurojë mundësitë që vijnë me arsimin”, shton Grandi.

Përshtatja e kufizimeve të imponuara nga KOVID-19 është veçanërisht vështirë për 85 për qind të refugjatëve në botë të cilët jetojnë në vende më pak të zhvilluara ose vende në zhvillim. Telefonat celularë, tabletat, laptopët, rrjeti i mirë, madje edhe radiopajisje, shpesh nuk janë të kapshme për bashkësitë e shpërngulura.

Raporti tregon se si familjet, bashkësitë dhe qeveritë punojnë të sigurojnë arsim për fëmijët refugjatë. Tregon shembuj pozitiv të qeverive që me ligj e kanë siguruar të drejtën e fëmijëve refugjatë që të shkojnë shkollat shtetërore, me histori nga Ekuadori deri te Irani.

Meqë më shumë se gjysma e refugjatëve në botë jetojnë në mjedis urban, është me rëndësi që qytetet t’i pranojnë refugjatët. UNHCR-ja në Raportin u bën thirrje qeverive, sektorit privat, sektorit qytetar dhe palë të tjera kyçe me interes që t’i bashkojnë forcat dhe të gjejnë zgjidhje që do t’i forcojnë sistemet arsimore shtetërore dhe do të krijojnë lidhje me rrjete të pranuara arsimore, si dhe të sigurojnë financimin e arsimit.

Pa hapa të këtillë, paralajmëron raporti, rrezikojmë të kemi gjeneratë të humbur, të fëmijëve refugjatë të cilëve u është marrë arsimimi. Bëhet e ditur se rreziqet për arsimimin e refugjatëve nuk ndalin këtu, meqë në rritje janë edhe sulmet ndaj shkollave. Raporti fokusohet në rajonin Sahel në Afrikë ku dhuna ja mbyllur detyrimisht më shumë se 2.500 shkolla, me çka është cenuar arsimimi i 350.000 nxënësve.

Postime të ngjashme

KRRE i publikon çmimet e reja të derivateve të naftës

XH,I

Trashëgimtarja e Guinness vdes në pishinën e shtëpisë milionere

T E

“Drejtësi për Romët”, sot u protestua në Manastir

T E
duke ngarkuar....

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read more...