Agjencia Zhurnal.mk

UNICEF dhe OBSH: Ruajtja e imunizimit rutinë është thelbësore gjatë pandemisë

Shkup, 21 prill – Zhurnal.mk – Pandemia me Kovid-19 është përkujtim serioz se sëmundjet ngjitëse nuk njohin kufij. Të gjitha vendet janë të rrezikuara, pa marrë parasysh nivelin e të ardhurave ose sistemin e tyre të fortë shëndetësor. Në mbarë rajonin evropian, ku dhjetëra milion njerëz jetojnë të mbyllur në shtëpi me javë të tëra, ndërsa mbi 100.000 njerëz vdiqën, shpejtësia dhe shfarosja e koronavirusit të ri tërësisht e përmbysi jetën, kumtuan nga zyrat e UNICEF dhe të Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH) në Shkup me rastin e shënimit të Javës evropiane të imunizimit.

Nevoja urgjente e vaksinimit kundër KOVID-19, siç potencojnë, e thekson rolin e rëndësishëm të imunizimit në mbrojtjen e jetës dhe ekonomisë.

Përderisa shkencëtarët në botë punojnë në zhvillimin e vaksinës kundër koronavirusit të ri, ndërsa kapacitetet e sistemeve për mbrojtje shëndetësore janë tensionuar deri në maksimum në përgjigje të KOVID-19, programet nacionale për imunizim të rutinës janë më thelbësore se asnjëherë deri tani. Qeveritë në mbarë rajonin duhet ta shfrytëzojnë çdo mundësi potenciale t’i mbrojnë njerëzit nga shumë sëmundje për të cilat veçmë ekzistojnë vaksina. Kur vaksinat rutinore mungojnë, rritet rreziku nga paraqitja e sëmundjeve. Në vitin 2018, rreth 527.000 fëmijë e lëshuan dozën e parë të vaksinës kundër fruthit në rajonin evropian të OBSH-së. Një vit më vonë në vitin 2019, virusi i fruthit i tregoi lëshimet imunologjike në Evropë, duke infektuar mbi 100.000 persona nga të gjitha grupet e rritura. Mbrojtja e fëmijëve, adoleshentëve dhe të rriturve nga sëmundjet që mund të parandalohen me ndihmën e vaksinës është e obligueshme për qëndrueshmërinë e sistemeve shëndetësore”, qëndron në kumtesë.

“E dimë se dobësia e sëmundjeve ngjitëse kudo qoftë është kërcënim për shëndetin publik gjithkund. Nga vlera thelbësore është programi rutinor për imunizim të vazhdojë edhe gjatë kësaj krize, njëkohësisht në mënyrë përkatëse duke i mbrojtur punonjësit shëndetësor dhe personat që marrin vaksina. Prioritet duhet të jetë përfshirja e fëmijëve më të rrezikuar të cilët nuk e kanë marrë imunizimin rutinor”, tha Afshan Kan, drejtoreshë rajonale e UNICEF-it për Evropë dhe Azinë Qendrore.

Përderisa, në këto kohë të papara, masat lokale për përgjigje të KOVID-19 shkaktojnë ndërprerje të përkohshme të shërbimeve rutinore për imunizim, vendet duhet të planifikojnë vazhdimin e tyre menjëherë sapo të stabilizohet situata. Vendet duhet të jenë të gatshme t’i vaksinojnë ata me rrezik më të madh dhe të sigurojnë të gjithë, duke i përfshirë më të margjinalizuarit, të kenë qasje të barabartë te vaksina kundër KOVID-19, kur ajo të bëhet e arritshme.

“Mund t’i parandalojmë efektet e mëtutjeshme të KOVID-19 mbi sistemet tona shëndetësore, ashtu që do të kujdesemi personat e të gjitha grupmoshave të vaksinohen sipas programeve nacionale. U bëj thirrje shteteve t’i mbajnë shërbimet për imunizim dhe ta nxisin kërkesën për vaksinim të rregullt madje edhe në këtë kohë të rëndë. Dhënia e përparësisë së imunizimit është një nga katër fushat e mia prioritare dhe të rëndësishme për vizionin e OBSH-së për shëndetin në Programin e ri evropian të punës”, tha dr. Hans Anri P. Kluzh, drejtor rajonal i OBSH-së për Evropë.

OBSH dhe UNICEF do të vazhdojnë t’i mbështesin përpjekjet e qeverive për përforcim të programeve për imunizim, duke përfshirë edhe përmes planifikimit strategjik për sigurim të barabartë të imunizimit, përforcim të kontrollit mbi sëmundjet që mund të parandalohen me vaksinim, si dhe me angazhim dhe edukim të bashkësisë. Derisa hapërojmë drejt të ardhmes së re, vaksinat edhe më tutje do të shërbejnë si bazë për shëndetin dhe mirëqenien e të gjithëve. Pikërisht përmes solidaritetit, veprimit të përbashkët dhe përpjekjes së palodhshme askush të mos braktiset, mundemi së bashku të krijojmë të ardhme më të shëndetshme”, qëndron në kumtesën e zyrave të UNICEF-it dhe OBSH-së në Shkup.

Marketing 2/1

Marketing 2/2

Marketing 2/1

Marketing 2/2

Z H

Lajmet e fundit

Loading...