UNICEF-I e përshëndetë vendimin për fillim të vitit shkollor me prani fizike

Shkup, 19 gusht – UNICEF-i e përshëndeti vendimin e Qeverisë për hapje të shkollave me prani fizike për të gjithë nxënësit nga 1 shtatori.

 

Patricia DiXhovani, përfaqësuese e UNICEF-it në vend për mediumet e inkurajon vendimin e këtillë të Qeverisë dhe thekson se rreziku nga bartja e Kovid-19 në shkolla mund të kontrollohet me masa të përforcuara preventive dhe zbulim me kohë dhe izolim të rasteve dhe të kontakteve të tyre.

“Kuptojmë se vendimet për hapje të shkollave po shqyrtohen në kontekst të gjendjes epidemiologjike me Kovid-19 dhe në mirëkuptimin tonë gjithnjë e më të madh ndaj rreziqeve që i sjellin variantet e reja të virusit, por, shkollat çdoherë duhet të mbyllen të fundit dhe të hapen të parat, kur kjo është e sigurt. Me paqartësinë në fillim të pandemisë, kalimi drejt mësimit nga distanca ishte i domosdoshëm, por i paramenduar si masë e përkohshme, e jo zëvendësim për mësimin me prani fizike. Qeveritë nëpër botë shumë shpesh i mbyllin shkollat me mësim me prani fizike në periudhë më të gjatë. Mbyllja e shkollave shpesh zbatohej si masë e parë, e jo e fundit. Në shumë raste, shkollat ishin të mbyllura, ndërsa kafenetë dhe restorantet mbetën të hapura”, thotë Patricia DiXhovani.

Sipas saj, inkurajon vendimi I këtillë I Qeverisë sepse, siç thekson, Maqedonia e Veriut e ka pasur mbylljen më të gjatë të shkollave me ç’rast shumica e nxënësve kanë vizituar mësim në largësi gjithsej 54 javë.

“Ky numër është dukshëm më i lartë nga mesatarja prej 25 javëve në rajonin e Evropës dhe Azisë Qendrore”, thotë DiXhovani.

Përmend se hulumtimi që e zbatuan me kryesinë e shkollave, mësimdhënësit dhe prindërit tregoi se mbi gjysma e mësimdhënësve vërejnë rritje të numrit të nxënësve të cilët patën vështirësi apo nuk arritën ta miratojnë materialin mësimor për shkak të mësimit në distance. Shumica e mësimdhënësve gjithashtu në moment të caktuara të mësimit në distance, nuk mundën të kontaktonin me disa nxënës.

“Përveç kësaj, para pandemisë së Kovid-19, Maqedonia e Veriut tashmë përballej me krizë në arsim. Edhe pse jep shpresë ajo që vendi tregoi përmirësim gjatë rezultateve të fundit të PISA-s, mbi gjysma e të gjithë 15-vjeçar[ve në vend nuk i arritën nivelet themelore të njohurisë për lexim dhe matematikë. Çdo përkeqësim i vazhdueshëm i arsimimit mund t’i shkatërrojë këto përfitime”, paralajmëroi DiXhovani.

Shkollat që punuan në vitin shkollor 2020/2021, sipas DiXhovanit, treguan se ka kapacitet të ndiqen protokollet për siguri nga Kovid-19.

“Prandaj, komuniteti duhet ta mbështesë hapjen e sigurt të shkollave, ndërsa nëse situata ndryshon, mbyllja e shkollave duhet të shqyrtohet vetëm si mundësi e fundit, kur nuk ka alternativa të tjera. Hapja dhe mbajtja e shkollave hapur kërkon përpjekje kolektive që ato të mbeten mjedis i sigurt për mësim. Tani, më shumë se kurdo herë, shkollave u nevojiten resurse dhe kapacitete për ta kompensuar të humburën në mësim dhe mirëqenien mentale. Arsimi duhet të na bëhet prioritet dhe duhet të ndërtojmë solidaritet nacional rreth reformave kyçe, që çdo fëmijë të jetë në shkollë dhe të mësojë”, porositi DiXhovani nga UNICEF-i.

Related posts

Shilegov: Me sistemin BRT, Shkupi po i kyçet kryeqendrave të gjelbërta të Evropës

R Zh

“Mini Shengeni” nga nesër edhe më e fortë, forcohet bashkëpunimi mes Serbisë, Shqipërisë e Maqedonisë

Z H

Ekskluzive: BESA “karshillëk” LSDM-së, mendohet kandidimi i ministrit Hoxha për Qytetin e Shkupit

Z H

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More